• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASTRIM PARASH NËPËRMJET TREGËTISË SË FLORIRIT/ Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për dy shqiptarë e dy italianë
Home
Aktualitet
Kronikë

PASTRIM PARASH NËPËRMJET TREGËTISË SË FLORIRIT/ Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për dy shqiptarë e dy italianë

28 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pastrim parash nëpërmjet tregtisë së floririt, Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest në burg’ për dy shtetas shqiptarë dhe dy shtetas italianë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetasit shqiptarë K.K., dhe K.K. si dhe dy shtetas italianë P.C. dhe N.T. të akuzuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.

Prokuroria Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 840, të vitit 2020, në lidhje me Subjektin TIRANA-BULLION Sh.p.k me administratore shtetasen K. K.

Gjatë hetimeve, nga ana e Prokurorisë u arrit të evidentohej një skemë e mirëfilltë e transferimit të shumave monetare me prejardhje të dyshuar kriminale nëpërmjet sistemit bankar nga Italia me destinacion Shqipërinë.

Nëpërmjet shoqërisë fiktive TIRANA-BULLION Sh.p.k me objekt tregtimin dhe eksportimin e floririt, bëheshin blerje fiktive të floririt dhe më pas shitje fiktive me fatura tatimore ku qëllimi i vetëm ishte që nëpërmjet këtyre faturave të justifikoheshin transfertat e vlerave të larta monetare me origjinë të dyshuar kriminale dhe që kapin shifrën e miliona eurove nga Bankat Italiane në ato Shqiptare.

Këto transferta në dukje të justifikuara me anë të një faturimi të rregullt, pra duke i paraqitur si pagesa të blerjeve të floririt të përdorur, arrinin t’i shpëtonin kontrollit të agjencive mbikëqyrëse në fushën e pastrimit të parave dhe sapo këto shuma mbërrinin në Shqipëri tërhiqeshin kesh dhe zhdukeshin.

Për sa më sipër, nga tërësia e veprimeve hetimore, duke pasur parasysh vlerën e detyrimit tatimor të shmangur, vijimësinë e veprimtarisë së kundërligjshme, krijohet bindja e bazuar që personat e mësipërm kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.Penal.

Për këto arsye, bazuar dhe në nenet 287/1 e 315 të Kodit të Procedurës Penale si dhe në Ligjin nr.9754 date 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë” ndaj tyre u kërkua caktimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” sipas nenit 238 te K.pr.penale, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUIZI ËSHTË SHUMË I VETËDIJSHËM..."/ Ronaldo zbulon arsyen pse Efi shkoi në finalen e BB VIP
Previous article 14 MAJI/ Rama nxjerr një tjetër spot: Berisha-Meta na ftojnë të kthehemi në kohën e tyre, në kohën e pisllëkut, krimeve shtetërore, borxheve

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar... Aktualitet

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT