• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ADN NË BISHTA CIGARESH…”/ Provat që ka policia për ekzekutimin e Nikulajt, portugezi ishte i veshur me hixhab …
Home
Aktualitet
Kronikë

“ADN NË BISHTA CIGARESH…”/ Provat që ka policia për ekzekutimin e Nikulajt, portugezi ishte i veshur me hixhab …

27 April, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me provat që çuan në zbulimin e grupit kriminal që kishte marrë përsipër ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikualajt. Sipas “TvKlan”, në bagazhin e makisës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave muslimane (hixhab), doreza e shishe ujë. Më pas, nga kontrolli i bërë në banesën e Haxhisë në fshatin Kakarriq, në magazinën e shtëpisë janë gjetur qese plasmasi, fatura  të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe nje facoletë e përdorur.

Nga aty, kontrolle janë ushtruar në dhomën 302 të hotel “B.”, ku qëndroi shtetasi britanik Harry Simpson, e atje kishte disa bishta cigaresh, nga ku u mor profili gjenetik i nevojshëm që më pas u krahasua me gjurmët e marra nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit, duke provuar kështu përfundimisht që edhe ai kishte lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, ai rezulton i proceduar 27 herë në Angli për posedim droge, dhunë dhe vjedhje.

Ndërkohë që autori i vrasjes, portugezi Ruben Saraiva është veshur një ditë me hixhab për të mos lënë gjurmë askund, veçse atye kishte lënë pështymë që ka rezultuar i njëjtë me atë të përftuar nga një çamçakëzi  i gjetur ngjitur në traun e magazines së shtëpisë së Edmond Haxhisë.

Mjeti të cilin ka përdorur Edmond Haxhia ishte marrë me qira në 26 Mars dhe është kthyer nga një shoku i tij në 21 Prill, por edhe pse ishte larë, sendet e bagazhit nuk ishte hedhur në kosh, ndaj prej tyre është zbardhur e gjithë skema e vrasjes.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO SE NUK JU DUAN/ Por këto 2 shenja horoskopi janë mjeshtër për të fshehur ndjenjat e tyre!
Previous article HEKURUDHA TIRANË-DURRËS/ Vitin e ardhshëm përfundon projekti

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRMBAHEN" SHOFERËT NË VLORË/ Përplasen fizikisht pas aksidentit (VIDEO) Aktualitet

"NUK PËRMBAHEN" SHOFERËT NË VLORË/ Përplasen fizikisht pas aksidentit (VIDEO)

POLICIA NË KËRKIM TË ZJARRËVËNËSVE/ 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit Aktualitet

POLICIA NË KËRKIM TË ZJARRËVËNËSVE/ 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

SPAK MBYLL HETIMET NDAJ ISH-KRYEBASHKIAKUT TË DIVJAKËS/ Merret i pandehur Fredi Kokoneshi Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET NDAJ ISH-KRYEBASHKIAKUT TË DIVJAKËS/ Merret i pandehur Fredi Kokoneshi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT