• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOTORIN E KAM BLERË UNË”/ DËSHMIA e të dashurës së Edmond Haxhisë: Portugezi përshëndeste banorët shqip
Home
Breaking News

“MOTORIN E KAM BLERË UNË”/ DËSHMIA e të dashurës së Edmond Haxhisë: Portugezi përshëndeste banorët shqip

27 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur ditën e sotme dëshmia e të dashurës së Edmond Haxhisë, e cila shtoi gjithashtu edhe në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Bëhet me dije nga burimet për mediat që gruaja ka treguar se si është marrë nga Riansi portugezi, është strehuar në një hotel në Shëngjin, apo edhe detaje të tjera si blerja e motorit me të cilin u krye krimi.

“Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht”, mësohet të jetë shprehur vajza.

Ndër të tjera mësohet se gruaja në fjalë ka treguar në polici mbi takimet që Edmond Haxhia kishte me grupin e vrasëseve dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Po ashtu disa kamera sigurie kanë filmuar Edmondin, që thuhet se është organizatori dhe financuesi i këtij krimi, është takuar me grupin e vrasësve.

Sipas burimeve për mediat Edmond Haxhia, i cili dyshohet se është edhe personi që ka porositur ekzekutimin e 51-vjeçarit ka hyrë në vendin tonë në Rinas në muajin nëntor.

E që prej asaj periudhe ka ndenjur në Shqipëri prej gati 6 muajsh ku ka përgatitur edhe vrasjen. Sipas po të njëjta burimeve mësohet se portogezi, i cili është edhe ekzekutori i Nikutajt ka hyrë në territorin e republikës së shipërisë në mujin shkurt.

Ka qenë vetë Haxhia, i cili ka pritur në Rinas portugezin e më pas e ka strehur në Lezhë. Për disa ditë portugezi ka mbajtur në vëzhgim viktimën me qëllim ekzekutimin e tij dhe kryerjen e vrasjes i vetëm. Por, për shkak se e ka pasur të pamundur është kërkuar ndihma e personave të tjerë shtetasve anglezë të cilët kanë mbërritur në vendin tonë në fillim të mujit prill.

Për gati dy javë ata kanë qëndruar në vendin tonë dhe në hotele të ndryshme të qytetit të Lezhës ku në kuadër të grupit kriminal kanë kqyrur lëvizjet e viktimës dhe kanë dhënë informacion për lëvizjet e tij, deri në momentin e ekzekutimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË TA NGRE DORËN"/ Çfarë premtimi i bënë njëri-tjetrit Luizi dhe Dea?
Previous article AGRESIONI RUS/ Stoltenberg: NATO dhe aleatët dërguan të gjitha mjetet luftarake në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar... Aktualitet

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT