• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E STIVEN TOSHKËZIT/ Rrëfimi i së dashurës: Pashë shenjat e thikës në trupin e tij kur u sulmua…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E STIVEN TOSHKËZIT/ Rrëfimi i së dashurës: Pashë shenjat e thikës në trupin e tij kur u sulmua…

26 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Stiven Toshkëzi ishte 20-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Këtë ngjarje të rëndë e ka përmendur edhe gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Wake Up”, ku shprehet se Stiven ishte kërcënuar edhe më herët, por nuk kishte denoncuar.

Arbër Murati i cili ndodhet në kërkim, ishte konfliktuar me Toshkëzin dhe e kishte kërcënuar me thikë, 2 javë para vrasjes së tij. Sipas Hoxhës, në dëshminë që dha e dashura Stivit në polici, rrëfen se ai i kishte treguar shenjat e thikës në trup, kur Arbëri e kishte sulmuar, por kishte zgjedhur që të mos e denonconte.

Blendi Salaj: E kam të dëgjuar, por dua të ma konfirmosh nëse ke informacione për këtë, që edhe ne rastin e fundit që ndodhi, e Stivit, ka pasur një sulm para pak kohësh dhe ai nuk kishte denoncuar.

Anila Hoxha: Jo vetëm që ka patur një sulm, por e dashura e Stivit, është pyetur nga policia e Tiranës dhe nga prokurori i çështjes edhe ajo ka dhënë detaje shumë interesante dhe e kanë ndihmuar hetimin. Ajo pranon dhe thotë që ata në një rast të caktuar njëri nga të kërkuarit me të cilin ishte konflikti, pra ishte shtresëzuar konflikti dhe ishte aty, priste konflikti derisa të shpërthente. Ishte kërcënuar me thikë dhe ajo thotë që më tregoi Stivi që u sulmua me thikë prej Arbër Muratit dhe madje thotë që unë pashë shenjat e thikës kur ishte sulmuar në trupin e tij. Por ai kishte zgjedhur që të mos shkonte pranë autoriteteve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPET MAT/ Shkoi të merrte ngarkesën me kokainë në konteinerin e bananeve, arrestohet shqiptari në Itali
Previous article TAKIM ME BANORËT E FSHATRAVE TË LEZHËS/ Ndreu: E mbaj fjalën, votoni për ne se jemi e vetmja alternativë

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT