• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
81 MIJË KËRKESA PËR AZIL NË VENDET E BE-SË/ Rriten shifrat nga Turqia dhe Kolumbia
Home
Nderkombetare

81 MIJË KËRKESA PËR AZIL NË VENDET E BE-SË/ Rriten shifrat nga Turqia dhe Kolumbia

25 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Rreth 81 mijë kërkesa për azil janë regjistruar në vendet e Bashkimit Evropian në shkurt të këtij viti, sipas shifrave të siguruara nga Agjencia e BE-së për Azil (EUAA).

Sipas të dhënave të EUAA-së, një rritje në numrin e kërkesave për azil është vërejtur nga qytetarët e Turqisë, Kolumbisë, Venezuelës dhe Rusisë. Raporti theksoi se në muajin e dytë të këtij viti, venezuelianët dhe kolumbianët kanë paraqitur dy herë më shumë aplikime, duke shënuar rritjen më të ndjeshme që nga viti 2014.

I njëjti burim tregon se në shkurt 2023, qytetarët e vendeve të mëposhtme kanë paraqitur numrin më të madh të kërkesave për azil në vendet evropiane:

Siri- 9500

Afganistan- 9300

Turqi- 5200

Venezuela- 5200

Kolumbi- 5200

Numri i kërkesave të paraqitura për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së nga qytetarët e Rusisë gjithashtu pa një rritje të mprehtë që nga viti i kaluar pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, më shumë se katër milionë ukrainas po përfitojnë nga skema e mbrojtjes së përkohshme.

Të dhënat e ofruara nga agjencia zbuluan gjithashtu se gjithsej 650.000 kërkesa ishin në pritje të një vendimi në shkallë të parë në fund të shkurtit 2023, duke shënuar një rritje prej 43 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

“Sirianët dhe afganët kishin rastet më të pazgjidhura deri më tani me 90.000 dhe 72.000, respektivisht, që përfaqësojnë një të katërtën e të gjitha vendimeve të pezulluara në shkallën e parë”, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, në shkurt, rastet e pazgjidhura për shtetasit e Turqisë 42.000 dhe Rusisë 17.000 ishin dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MORI ME QIRA MAKINËN POR NUK IA KTHEU/ Kapet 22-vjeçari i shpallur në kërkim për mashtrim
Previous article VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ U dyshua se u përdor nga autorët, bllofi me “Land Rover-i”: S’ka lidhje me ekzekutimin e biznesmenit

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT