• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE NUK VIJ PËR DY DITË, BËJ KALLËZIM SEPSE…”/ Çfarë i tha së ëmës i zhdukuri në Sarandë
Home
Aktualitet
Kronikë

“NËSE NUK VIJ PËR DY DITË, BËJ KALLËZIM SEPSE…”/ Çfarë i tha së ëmës i zhdukuri në Sarandë

25 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur prej më shumë se dy javësh. Policia dhe familjarët e tyre janë duke zhvilluar kërkime në disa zona në Sarandë, por pa rezultat

Nëna e Leonard Thodhorit ka treguar për gazetarin Spartak Koka se së fundmi djali i saj ruhej pasi kishte frikë se e ndiqnin dhe mund ta vrisnin. Ajo ka rrëfyer për gazetarin Koka se Leonardi i ka thënë që nëse nuk kthehet brenda dy ditësh në shtëpi të bëjë kallëzim sepse diçka mund t’i ketë ndodhur.

Gazetari Koka, i cili ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion”, tregoi detaje nga kjo ngjarje. Ai u shpreh se Thodhori ishte përdorues i kokainës dhe para se të zhdukej për dy ditë ka konsumuar lëndë narkotike së bashku me një shok.

Spartak Koka: Kallëzimi është bërë 2 apo 3 ditë pas ngjarjes, jo në momentet e para. Siç rrëfen nëna e Leonard Thodhorit, ai ruhej ditët e fundit, kishte një frikë se po e ndiqnin dhe se mund ta vrisnin, pra 46-vjeçari nga Çuka. Sipas asaj që rrëfen ajo i ka thënë që nëse nuk do të kthehem brenda dy ditësh shko bëj kallëzim se diçka mund të më ketë ndodhur.

Dhe ajo ka vajtur, ka bërë. Ia ka thënë. Këtë e deklaron nëna e Leonard Thodhorit. I ka thënë nënës nëse nuk vij për dy ditë shko bëj kallëzim se diçka mund të më ketë ndodhur. Ai ka dalë, Leonard Thodhori në mëngjes ka vajtur në spitalin e Sarandës për shkak se ka qenë përdorues i kokainës. Ka vajtur ka marrë një sasi që e merrte javore të metadonit. Është rikthyer dhe është takuar me shokun e tij. Ka parkuar automjetin e marrë me qira.

Blendi Fevziu: Të dy ishin konsumatorë të kokainës?

Spartak Koka: Po dhe i dyti, por kryesisht i pari që e kishte një shqetësim të shfaqur edhe në institucionet shëndetësore, kur rregullisht çdo javë merrte sasinë e metadonit, për tu kuruar. Shoku i ngushtë e Leonard Thodhorit rrëfen se dy ditë, të martë dhe të mërkurë kanë pirë së bashku në shtëpinë e Leonard Thodhorit sasi të ndryshme kokaine.

Paradoksi është që Leonard Thodhori nuk kishte një punë fikse dhe nuk kishte të ardhura fikse. Pikëpyetja që ngrihet në këtë rast nga familjarët është a mund të zhduken dy persona për 21 mijë Euro? A mund të rrëmbehen dhe të zhduken dhe a mund të merren nga persona që nuk i njihnin? Ata kanë kërkuar që policia ta marrë seriozisht këtë ngjarje që sipas tyre nuk është marrë seriozisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ 56-vjeçari bie nga kati i katër i ballkonit, transportohet në spital
Previous article KISHIN STREHUAR 9 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohen 3 persona në Tiranë. Zbulohen dhe 114 kubikë me fara kanabisi

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT