• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KISHIN STREHUAR 9 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohen 3 persona në Tiranë. Zbulohen dhe 114 kubikë me fara kanabisi
Home
Aktualitet
Kronikë

KISHIN STREHUAR 9 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohen 3 persona në Tiranë. Zbulohen dhe 114 kubikë me fara kanabisi

25 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kishin strehuar 9 emigrantë në pritje për t’i transportuar drejt Malit të Zi, arrestohen 3 persona në Tiranë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Erzen Prendi, Beqir Hasani dhe Anisa Ramaj dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjetën të strehuar 9 emigrantë që do të transportoheshin me pagesë, drejt kufirit me Malin e Zi.

Në këtë banesë u gjetën edhe 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar. Procedohen në gjendje të lirë 9 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdolloj forme të saj, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin emigrantë, kundrejt pagesës, me qëllim që ata të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tempizëm 23”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. P., 35 vjeç, banues në Pezë Helmës, B. H., 34 vjeç, banues në Shkup, dhe A. R., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 41 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. P., u gjetën të strehuar 9 emigrantë të paligjshëm.

Gjithashtu, në oborrin e kësaj banese u gjetën 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete me të cilat të arrestuarit kryenin transportimin e emigrantëve të paligjshëm, 2 celularë dhe 114 kubikët.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE NUK VIJ PËR DY DITË, BËJ KALLËZIM SEPSE..."/ Çfarë i tha së ëmës i zhdukuri në Sarandë
Previous article ME GOMONE PËR NË ANGLI/ “The Sun” zbulon numrin: Sa shqiptarë kanë mbërritur në Britani deri më tani?

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar Aktualitet

PROTESTAT/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar

“KREDITË U SHLYEN ME BURIME TË PAJUSTIFIKUESHME”/ SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun Aktualitet

“KREDITË U SHLYEN ME BURIME TË PAJUSTIFIKUESHME”/ SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

E RËNDË/ U rrëzua nga faqja shkëmbore te Ura e Vashës, gjendet trupi i pajetë i ‘alpinistit’ Aktualitet

E RËNDË/ U rrëzua nga faqja shkëmbore te Ura e Vashës, gjendet trupi i pajetë i ‘alpinistit’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT