Tre vjet pas atentatit me tritol ndaj Preng Gjinit, prokuroria pezullon hetimet dhe ia dërgon dosjen policisë. Pas verifikimet e shumta dhe kqyrjen e kamerave te sigurisë, duket se hetimi për këtë ngjarje, nuk pati sukses ne zbulimin e autorit të dyshuar dhe as motivin e kësaj ngjaje . Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për Report tv se as vetë i dëmtuari nuk bashkëpunoi me hetimin, duke mos dhënë asnjë emër personi të dyshuar ku që mund të ketë patur ndonjë konflikt.
Si shumë ngjarje të tjera edhe kjo dosje arkivohet, pa autor nga prokuroria ndërsa i është dërguar bluve të kryeqytetit. Atentati ndaj Gjinit, ndodhi mesditën e 15 shtatorit të vitit 2020 në Tiranë, në urën pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re. fillimisht u raportua se kamerat e zonës kishin fiksuar një person, të veshur me xhinse blu dhe bluzë të zezë, i cili mbante një çantë të kuqe në shpinë.
Personi në fjalë, shihej nga pamjet teksa largohej me vrap nga vendngjarja. Hetuesit dyshojnë se ky person i fiksuar nga kamerat ka bërë pikërisht shpërthimin e telekomanduar por edhe pse kanë kaluar tre vite nga ngjarja nuk është mundur te identifikohej ky person.


