Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar gjatë një fjalimi nga zyra e tij se autoritetet përgjegjëse për veprimtarinë ushtarake të Kievit janë duke analizuar rrjedhën e zonave më të nxehta dhe të gjitha të rrezikshme të betejës.
“Vija e parë është prioriteti numër një”, u shpreh Zelesnky, ndërsa shtoi se forcat e tij po shtojnë brigada dhe njësi të reja që do shfaqen në frontin e luftës.
Në lidhje me bisedën me presidentin e BERZH-it, ai tha: “Çdo investim, çdo punë në Ukrainë, çdo projekt ekonomik i zbatuar është në kuadër të mbrojtjes sonë”.


