• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ADRIAN NIKULAJ DO VRITEJ QË NË 17 PRILL/ Autori udhëtoi dy ditë rresht nga Shkodra drejt Lezhës, çfarë kapën kamerat
Home
Aktualitet
Kronikë

ADRIAN NIKULAJ DO VRITEJ QË NË 17 PRILL/ Autori udhëtoi dy ditë rresht nga Shkodra drejt Lezhës, çfarë kapën kamerat

21 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e biznesmenit Ardjan Nikulaj vijon ende të mbetet pa autor, teksa polcia vijon hetimet për zbardhejn e ngjarjes.

Mësohet se policia ka arritur të sigurojë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në Shëngjin, të cilat kanë zbuluar se në fakt vrasja e biznesmenit ishte parashikuar të kryhej më 17 prill.

Kjo pasi siç raportohet, autori është konstatuar përballë kompleksit “Coral” në Shëngjin, pikërisht në 17 Prill. Ai është parë nga kamerat e sigurisë teksa qëndron në pritje për të vepruar, sapo të shikonte siluetën e biznesmenit Nikulaj.

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Zbardhen DËSHMITË: Autori kishte theks verior, ishte rreth 190 cm i gjatë…
Kamerat e sigurisë kanë zbuluar gjithashtu se i njëjti person ka udhëtuar me të njëjtin motor, tre ditë rresht, nga Shkodra në drejtim të Lezhës. Dy udhëtimet e tij, në datën 17 dhe 18 Prill, kanë qenë me qëllim ekzekutimin e Nikulaj por kanë rezultuar të dështuara, për shkak se vrasësi nuk ka mundur ta gjejë të vetëm biznesmenin.

Ndaj, ai është larguar për tu rikthyer më 19 prill, ditë kur dhe kreu vrasjen.

Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona,. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.

Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ç'A HALLESH KA SALIU?" Veliaj: 80 vjeç u bëre lolo në stadium, të lanë edhe ata të partisë tënde
Previous article KOLEGJI RRËZON KOALICIONIN BERISHA-META/ Logo e partive do jetë në fletën e votimit. Pritet të vendoset për emrin…!

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT