• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Vodhën bizhuteri me vlerë rreth 150 mijë euro në një banesë në Vlorë, arrestohen “dy skifterët”
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Vodhën bizhuteri me vlerë rreth 150 mijë euro në një banesë në Vlorë, arrestohen “dy skifterët”

20 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga “dy skifterë” si dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, pasi këta të fundit vodhën bizhuteri me vlerë rreth 150 mijë euro në një banesë.

Sipas bluve, në pranga kanë rënë Sotiraq Golemaj dhe Ylli Gerra, ndërsa është shpallur në kërkim Luan Hoxha.

Sakaq, janë sekuestruar bizhuteri me vlerë rreth 150 000 euro, 2 automjetet e përdoruara për të kryer vjedhjen dhe 5 celularë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i një hetimi të thelluar, proaktiv, të kryer për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një vjedhjeje të kryer në një banesë në Vlorë, më datë 21.03.2023, si dhe për vënien në pranga të autorëve të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 4”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit S. G., 44 vjeç dhe Y. G., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, duke vepruar në fomën e grupit, janë autorë të dyshuar të vjedhjes së disa sendeve (bizhuteri floriri) me vlerë rreth 150 000 euro, në një banesë në Vlorë, vjedhje e kryer më datë 21.03.2023.Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera të sendeve me vlerë, në banesa, që më pas janë shitur prej tyre.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasit L. H.

Bizhuteritë e vjedhura, 2 automjetet që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjen dhe 5 celularë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHEN DY SHQIPTARËT NË ITALI/ U kapën me 43 kg kokainë dhe 37 mijë euro, ja ku e kishin fshehur drogën
Previous article "NUK MË DHA ÇANTËN DHE E GODITA DY HERË ME THIKË"/ I riu shqiptar rrëfen plagosjen e 18 vjeçarit grek

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT