• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“Të bësh biznes 2018″, Shqipëria renditet e 65-ta
Home
Ekonomi

“Të bësh biznes 2018″, Shqipëria renditet e 65-ta

31 October, 2017 Redaktor2 Ekonomi

Ekonomitë në Europën dhe Azinë Qendrore kanë vijuar me një program aktiv të reformave për të përmirësuar klimën e tyre të biznesit, hapur vende të reja punë dhe për të nxitur rritjen, sipas botimit të 15 të raportit vjetor të Të bësh biznes të Grupit të Bankës Botërore… Raporti i botuar sot, Të bësh biznes 2018: Reformim për të krijuar vende të reja pune regjistron 44 reforma në rajon gjatë vitit të kaluar, duke e çuar në total në 673 numrin e reformave të kryera gjatë 15 viteve të fundit.

Dy nga ekonomitë e rajonit, Kosova dhe Uzbekistani, dallojnë mes atyre që që janë përmirësuar më shumë gjatë vitit të kaluar në nivel global dhe 13 nga 24 ekonomitë e rajonit janë të renditura në 50 vendet e para në renditjen globale të raportit.

Reformat gjatë vitit të kaluar janë ndërmarrë kryesisht në fushat e Regjistrimit të Pronës (8 reforma), Marrje e një kredie (shtatë) dhe Mbrojtjen e investitorëve të pakicës (gjashtë). Për shembull, Gjeorgjia forcoi mbrojtjen e investitorëve të pakicës duke qartësuar pronësinë dhe strukturat e kontrollit.

Federata Ruse e bëri më të lehtë transferimin e pronësisë duke ulur më tej kohën e nevojshme për aplikimin për regjistrimin shtetëror të tranferimit të titullit të pronësisë. Reformat në Kosovë përfshinë miratimin e ligjeve të reja për të forcuar zgjidhjen e paaftësisë paguese dhe për të përmirësuar aksesin në kreditim. Uzbekistani forcoi mbrojtjen e investitorëve të pakicave duke rritur kërkesat për transparencën e korporatave, ndërsa Lituania e bëri më të lehtë marrjen e energjisë elektrike duke ristrukturuar procedurat dhe duke zvogëluar tarifat për lidhjen e energjisë.

Turqia jo vetëm që ka forcuar aksesin në kredi duke miratuar një ligj të ri mbi transaksionet e siguruara që krijon një regjistër të unifikuar të kolateralit dhe lejon ekzekutimin e kolateralit jashtë gjykatës, por gjithashtu ka përmirësuar sistemin e vet të raportimit për kreditë duke miratuar një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave personale. Ukraina ka lëhtësuar marrjen e lejes së ndërtimit duke ulur ndjeshëm tarifat.

Ekonomi të tjera në rajon që zbatuan reforma gjatë vitit të kaluar ishin Kazakistani (tri reforma), Republika e Kirgizstanit (një) dhe Taxhikistani (dy). Për shembull, në Kazakistan zbatimi i kontratave u bë më i lehtë duke vendosur standarde të reja plotësuese kohore për ngjarjet kryesore të gjykatave që respektohen në shumicën e rasteve. Reforma e zbatuar në Republikën e Kirgiztanit përforcoi aksesin në kreditim nëpërmjet dy dekreteve të reja që krijojnë një regjistër të unifikuar dhe modern të kolateralit dhe gjithashtu përmirësojnë sistemin e raportimit të kreditimit duke miratuar një ligj të ri për shkëmbimin e informacionit të kredisë. Taxhikistani lehtësoi hapjen e një biznesi duke rritur pragun e të ardhurave për regjistrimin e detyrueshëm për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe eliminuar një procedurë për të lehtësuar regjistrimin e pronës.

“Ekonomitë në Europën dhe Azinë Qendrore vijojnë të tregojnë një axhendë reformash të rëndësishme,” tha Santiago Croci Downes, Drejtuesi i Programit të Njësisë Të bësh biznes. “Ndërsa ndikimi i këtyre reformave përhapet, ka të ngjarë të shohim një sektor privat më dinamik, i cili do të kontribuojë në nxitjen e rritjes ekonomike në rajon”.

Ekonomitë e rajonit të renditura më mirë janë Gjeorgjia (në vendin e 9-të), Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (11) dhe Lituania (16).

Ekonomitë e Europës dhe Azisë Qendrore kanë ecuri më të mirë në Të bësh biznes në fushat e Mbrojtjeës së investitorëve të pakicës dhe Regjistrimin e pronës. Për shembull, duhen mesatarisht 20 ditë për të tranferuar pronësinë tregtare (commercial property), krahasuar me mesataren globale prej 49 ditësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tirana zyrtare përshëndet marrëveshjen në Mal të Zi
Previous article Milan në kaos, dëmtohet edhe Biglia

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT