• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI NË SHTËPINË E VËLLEZËRVE DUKA/ Artan Hoxha: Mesazh kërcënues, dyshohet për të…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRITOLI NË SHTËPINË E VËLLEZËRVE DUKA/ Artan Hoxha: Mesazh kërcënues, dyshohet për të…

19 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka analizuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke u nisur nga më e fundit, ajo ku është vendosur tritol në banesën e babait të vëllezërve Duka.

Hoxha ka lidhur këtë ngjarje me atë të Don Boskos, ku u sulmua lokali në pronësi të Fatjon Murataj.

Sipas tij ata e kanë vendosur eksplozivin aty për të dërguar një mesazh kërcënues.

Tritol babit të Leonard Dukës, gazetari: Janë 2 pista, mesazh nga kundërshtarët ose…
“Fakti që është vendosur në një banesë në të cilën ka jetuar babai i vëllezërve Duka, por ka kohë që nuk jeton atje, por jeton në një banesë më brenda në lagje, me një sistem sigurie më të mirë. Familja Duka ka qenë pikërisht atje ku ka qenë operacioni “Fijet e krimit”, që u hoqën kamerat e sigurisë.

Nuk besoj se autorët e ngjarjes kanë patur dyshime se babai i Dukëve jetonte aty. Sipas meje ata e kanë vendosur eksplozivin aty për të çuar një mesazh kërcënues, për të thënë që ata janë gjallë. Dyshimet janë për njerëz të afërm apo të njohur, pjesë e grupit të Ervis Martinaj. Leonard Duka është arrestuar në Belgjikë dhe ajo që u tha sot që është bërë për të penguar ekstradiminm, nuk besoj se është e vërtetë, sepse ne nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Belgjikën.

Ne nuk e kemi ende një panoramë të qartë se sa janë përfshirë në këtë konflikt. Këto ngjarje vërtetojnë atë që kemi thënë në fillim, që në eleminimin e Martinajt ka patur një aleancë grupesh kriminale.

Fakti që është goditur Murataj dhe tani klani Duka, tregon që ka patur një aleancë. Synojnë të tregojnë që janë në lojë dhe ta nxjerrin kundërshtarin nga strofulla”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E REL/ Të burgosur dhe të helmuar, ku janë kundërshtarët e Putinit?
Previous article PAK PARA NISJES SË GJYQIT/ Fox News arrin marrëveshje me kompaninë Dominion

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT