• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAK PARA NISJES SË GJYQIT/ Fox News arrin marrëveshje me kompaninë Dominion
Home
Botë

PAK PARA NISJES SË GJYQIT/ Fox News arrin marrëveshje me kompaninë Dominion

19 April, 2023 s.autor Botë

Rrjeti televiziv amerikan, Fox News, i është shmangur një prej gjyqeve të profilit më të lartë për shpifje, pas arritjes së një marrëveshjeje prej 787.5 milionë dollarëve me kompaninë Sistemet e Votimit Dominion.

Dominion e ka akuzuar kanalin Fox për dëmtim të reputacionit, disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ajo ka pretenduar se Fox ka përhapur pretendime të rreme, kinse votimet janë manipuluar kundër ish-presidentit Donald Trump.

Fillimisht, Dominion pati thënë se dëmet që i janë bërë, kapin vlerën e 1.6 miliard dollarëve.

Marrëveshja është arritur në minutën e fundit, pasi gjyqi ishte planifikuar të niste të martën.

Fox ka thënë se arritja e marrëveshjes reflekton përkushtimin që ka ky rrjet televiziv, për “standardet më të larta të gazetarisë”.

Në deklaratën e Fox-it është thënë, pa treguar hollësi, se rrjeti “e di se gjykata ka gjetur se disa pretendime për rrjetin Dominion janë të pavërteta”.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Dominion, John Paoulos, ka thënë në një konferencë për media se marrëveshja tregon se Fox “ka pranuar se ka gënjyer, duke i shkaktuar dëm të madh kompanisë”.

Justin Nelson, avokat i kompanisë Dominion, u ka thënë gazetarëve se “e vërteta vlen”.

“Gënjeshtrat kanë pasoja”, ka thënë ai.

Dominion është ende në proces gjyqësor kundër dy rrjeteve tjera konservatore në Shtetet e Bashkuara, OAN dhe Newsmax.

Kjo kompani ka paditur edhe aleatët e Trumpit, sikurse, Rudy Giuliani, Sidney Powell dhe Mike Lindell.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRITOLI NË SHTËPINË E VËLLEZËRVE DUKA/ Artan Hoxha: Mesazh kërcënues, dyshohet për të...
Previous article "U ZHGËNJEVA QË NË FILLIM..."/ Vis Pupa pas eliminimit: Nuk jam mërzitur me askënd

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT