• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMOHET SËRISH ERIS ÇEKANI/ E përplasin me “Hummer” dhe e kërcënojnë, më parë i vunë GPS në mjet
Home
Breaking News

SULMOHET SËRISH ERIS ÇEKANI/ E përplasin me “Hummer” dhe e kërcënojnë, më parë i vunë GPS në mjet

18 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një makinë ka përplasur me dashje një mjet tjetër.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.00, ku shtetasit Mario Xhangolli , 30 vjeç dhe Sindi Syzo, 28 vjeç kanë përplasur me dashje mjetin e Eris Çekani, 39 vjeç, banues në Pogradec.

Pas përplasjes, të dy shtetasit kanë dalë nga automjeti, kanë kanosur shtetasin Çekanin, i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja.

Gjatë largimit, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip “Hummer” është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Policia ka shpallur në këkrim autorët.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Çekanit, i kishin vendosur GPS poshtë mjetit. Për këtë ngjarje ai akuzoi Syzon. Personat në fjalë kanë pasur shpesh përplasje.

Kohë më parë e njëjta ngjajre si sot u shënua në Elbasan, ku Çekani u ndoq dhe më pas u përplas nga një makinë tip Golf, ku brenda kësaj makine dyshohet se kanë qenë Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli.

Njoftimi i policisë :

Përplasën qëllimisht me automjet, automjetin e një 39-vjeçari, më pas e kanosën 39-vjeçarin dhe i dëmtuan me sende të forta, automjetin, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga shtetasi E. Ç. se rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, 2 shtetas e kishin kanosur dhe i kishin dëmtuar me sende të forta, automjetin, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Nga veprimet e shpejta hetimore, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Xh., 30 vjeç dhe S. S., 28 vjeç, të banues në Pogradec, të cilët dyshohet se për motive të dobëta, kanë përplasur qëllimisht, me automjetin tip “Hummer” me të cilin qarkullonin, automjetin e shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

Gjithashtu, dyshohet se pas përplasjes, të dy shtetasit kanë dalë nga automjeti, kanë kanosur shtetasin E. Ç., i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja. Gjatë largimit, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip “Hummer” është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Më pas shtetasit M. Xh. dhe S. S. kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen e këtyre shtetasve përpara përgjegjësisë penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara, kryerjen e veprimeve procedurale dhe fiksimin e të gjitha provave, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË SHKOSH NË LUFTË VDES I PARI"/ Jori batuta me Kristin: Je i përkëdhelur
Previous article HABIT avokati i Gleard Gushollit: Edhe 28-vjeçarja e ka rrahur atë, prej 6 muajsh merrte antidepresiv

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT