• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E KEMI GJETUR NË RRUGË”/ 28-vjeçarja tregon se si e motra dhe kushërira tentuan të mbronin Gleard Gushollin
Home
Aktualitet
Kronikë

“E KEMI GJETUR NË RRUGË”/ 28-vjeçarja tregon se si e motra dhe kushërira tentuan të mbronin Gleard Gushollin

18 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

28-vjeçarja e dhunuar në mënyrë barbare nga partneri i saj Gleard Gusholli ka dhënë detaje te reja mbi mënyrën dhe arsyet pse u ushtrua dhuna ndaj saj.

Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, e reja u shpreh se Gleard Gusholli kishte një xhelozi ekstreme dhe i kërkonte llogari se çfarë ajo kishte bërë gjatë 3 muajve që ata ishin ndarë.

Ajo tha se përveçes se e dhunonte në mënyrë barbare dhe e kërcënonte me jete, i kishte kërcënuar me jetë edhe prindërit e saj dhe se i bënte presion duke i thënë se do i publikonte fotot nudo në internet.

28-vjeçarja u shpreh se në spital e ka çuar e motra dhe kushërira e Glerad Gushollit, por mjekëve ato u janë shprehur se e kanë gjetur në rrugë, për të mbrojtur 31-vjeçarin. E dhunuara tha se kishte komunikim shumë të mirë me motrën dhe të ëmën e autorit dhe se ato ishin në dijeni mbi dhunën që ushtrohej ndaj saj.

Ndër të tjera, ajo tha dhe se është penduar që e ka falur disa herë Glerad Gushollin për dhunë që ka ushtruar ndaj saj.

“Lidhja jonë ka nisur para 1 viti e gjysmë në Gjermani, jemi ndarë për 3 muaj dhe më pas jemi ribashkuar sërish për të mirën tonë. Unë nuk kisha jetuar më parë në Shqipëri.

Gleradi më ka dhunuar i vetëm, nuk lejonte as familjarët të hynin. Më thoshte do ta çaj barkun, do ta vras familjen në Gjermani , më bënte presion, më godiste me grushta në fytyrë me shkelma në kokë. Ka qenë një hakmarrje, më mori me të mirë më solli në Shqipëri. Një xhelozi ekstreme, me kontrollonte telefonin, më pyeste se çfarë ke bërë këto 3 muaj që ne jemi ndarë, kë ke takuar.

Unë kisha komunikim shumë të mirë me mamane dhe motrën e tij. Ishin në dijeni për dhunën. Mamaja dhe motra kanë ardhur në Gjermani dhe e kanë njoftuar familjen time. Ata e dinë se çfarë çuni kanë. Për të mbrojtur nuk më ka mbrojtur njeri, motra dhe kushërira e tij më kanë dërguar në spital.

Më akuzonte dhe se ti më ke bërë denoncim në Gjermani, ti dhe familja jote, mori dhe babain tim në telefon i thoshte a më ke bërë denoncim në Gjermani. Më futi në dush, më zhveshi, më thoshte do të të nxjerr me foto nudo në internet, do të vras, do të hedh në lumë, derisa ra zilja dhe më pas thoshte nuk gjen çelësin. Aty më ka dhunuar sërish derisa u gjet çelësi.

U gjet çelësi dhe aty u gjet kushërira e vet dhe më pas vëllai i kushërirës. Vajza vjen tek unë dhe më nxjerr nga shtëpia kur e dinin që ai nuk ishte më në shtëpi dhe kur u hap ashensori aty ishte dhe motra dhe më kanë çuar në ambulancë, Aty ato thanë se këtë person nuk e njohim e kemi gjetur në rrugë. Ndoshta kanë dashure ta mbrojnë atë person. Unë e kam falur shumë herë dhe për këtë jam penduar.“ u shpreh 28-vjeçarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR MASHTRIM/ Gjykata e Lartë jep vendimin, bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer do ekstradohet në Turqi
Previous article ARRESTOHET 30-VJEÇARI NË TIRANË/ Dhunoi të atin, vëllai më i vogël e godet me grusht

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT