• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MIRËNJOHJE PËR KONTRIBUTIN TUAJ…”/ Veliaj vlerëson figurat e PS në njësinë 10
Home
Politikë

“MIRËNJOHJE PËR KONTRIBUTIN TUAJ…”/ Veliaj vlerëson figurat e PS në njësinë 10

17 April, 2023 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafaj shpërndanë certifikata mirënjohjeje për socialistët me kontribut të veçantë ndër vite në Njësinë 10 në kryeqytet.

Veliaj tha se vlerësimi dhe mirënjohja janë të rëndësishme në familjen e madhe socialiste, sidomos ndaj atyre që kanë sakrifikuar për të ardhur deri në ditët e sotme.

“Partia Socialiste ka fituar 8 nga 9 betejat e fundit, një rekord që nuk e ka asnjë parti tjetër në rajonin tonë apo në Europë. Ne jemi e vetmja parti që mirënjohjen e kemi në statutin e partisë, ku mirënjohja, respekti e vlerësimi publik për të gjithë ata njerëz që kanë dhënë një kontribut në këto fitore po materializohet, dhe sot fillojmë një traditë që dua ta vazhdoj në të gjitha njësitë. Ju jam vërtet mirënjohës për kontributin,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se është bërë aq e modës të jesh i majtë se edhe kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 Majit janë pothuajse të gjithë të majtë. “E keni vënë re, në këtë fushatë, pothuajse të gjithë kandidatët janë të majtë? Kemi kandidatë nga Partia Socialiste, kemi një nga Partia Komuniste, kemi një nga një lëvizje marksiste, kemi një që hiqet sikur është me Saliun, por është regjistruar me LSI. Pra, këtu të gjithë kandidatët, formalisht janë të majtë. Kjo është një ditë e mirë për të majtën, kur edhe kundërshtarët tanë më të paepur regjistrohen si të majtë. E kishit menduar se një ditë, edhe Flamur Noka do regjistrohej si anëtar i Partisë Komuniste vetëm për të futur një kandidat në Tiranë?!”, ironizoi Veliaj.

 

 

“Ata e dinë që nuk fitojnë, megjithatë shansi për të marrë disa vota është duke folur majtas, duke menduar majtas, duke bërë fushatë majtas, duke u investuar në ide të majta. Kjo është një gjë e mirë për vendin tonë, se pothuajse e gjithë klasa politike është e orientuar në një diskutim majtas. Sot ti ke edhe të drejtën të marrësh të gjithë idetë e majta, madje të shkosh edhe më larg se Enveri dhe të thuash “do ta bëjmë çdo gjë falas”. Tortën falas, taksitë falas, avionët falas,” vijoi ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa, deputeti i PS, Xhafaj tha se vlerësimin dhe mirënjohjen Partia Socialiste e ka edhe në statut. “Ky është eventi i parë që organizohet për t’u shprehur mirënjohjen përmes një certifikate të nënshkruar nga kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj. Unë dua ta falënderoj shumë Erionin që mori këtë nismë, që e jetësoi këtë normë statutore, që po e shpreh përmes këtij vlerësimi, përmes kësaj certifikate nderimin, respektin për kontributin tuaj, por edhe ju për kontributin që keni dhënë, për mbështetjen që vazhdoni t’i jepni Partisë Socialiste, për atë çfarë i keni dhënë nga jeta juaj Partisë Socialiste, atë çfarë vazhdoni t’i jepni me aq dëshirë, me aq pasion çdo ditë Partisë Socialiste,” tha deputeti socialist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR NË ZONËN E ISH-BLLOKUT/ Të dy protagonistët përfundojnë në spital, ja çfarë thotë policia
Previous article "DO SHTRIHESH NË KREVAT DHE..."/ Luizi i drejtohet Jorit: Do të fus në sherr me Kiarën

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut Politikë

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë Politikë

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT