• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SONDAZHET TREGOJNË QË…”/ Veliaj: Më 14 maj fitojmë të pesta bashkitë e qarkut Tiranë
Home
Politikë

“SONDAZHET TREGOJNË QË…”/ Veliaj: Më 14 maj fitojmë të pesta bashkitë e qarkut Tiranë

13 April, 2023 F.autor Politikë

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës Erion Veliaj shprehet i sigurt se e majta do të fitojë në të 5 bashkitë.

Duke folur në News 24, Veliaj theksoi se sondazhet deri më tani tregojnë se mazhoranca ka të gjitha mundësitë që të arrijë një fitore të plotë në të pesta bashkitë e qarkut.

“Bashkia Kamzë ka qenë 30 vite e qeverisur nga e djathta. Sondazhet tregojnë që ne jemi përpara. Jo sepse krejt papritur aty ka një ndryshim tektonik të përkatësive politike, por për faktin se kryetari i Bashkisë ka punuar vërtet fort dhe Rakipi ka transformuar terrene dhe situata realitete aty të jashtëzakonshme. Të shohësh që një shkollë apo një kopsht në Kamzë fiton çmim ndërkombëtar për arkitekturë është e padëgjuar por sigurisht që ndihmon edhe nga fakti që aty ka 2-3 kandidatë, ndaj e shoh të mundur. Nëse do ishin vetëm dy kandidatë mund të thosha që janë rrotë më rrotë.

Sot sondazhet na tregojnë që Kamza është e mundur, na tregojnë që në Kavajë nekemi një epërsi të lehtë. S’po them që kemi epërsi si Tirana, por kemi epërsi të lehtë. Vora për mua ka qenë një surprizë. Vora ka qenë në fillim të viteve ’90 një bashki që anonte majtas. Erdhën komunitetet. Pati ndryshime demografike gjatë viteve 90 dhe nga 2000-2020, pra rreth 20 vite apo më pak ka qenë një bashki e djathtë . Fiqiri Ismaili e gjithë skuadra e tij ka qenë jashtëzakonisht të fortë.

Kemi fituar dy beteja në Kavajë, pra një betejë për bashkinë në 6 mars që ishin zgjedhjet e parakohshme dhe një tjetër betejë për zgjedhjet e përgjithshme në 2021.

Shoh Vorën absolutisht të mundur. Rogozhinën gjithashtu. Pra kemi një epërsi të lehtë në Kavajë, e shoh të mundur Kamzën, nëse më pyet për ambicien, pa vanitet dhe delir është e mundur një 5-0 në Tiranë, siç e provoi 2021 ku ne i fituam si votë politike të 5 bashkitë. Shpresoj që do bëjmë një fitore bis”, theksoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Publikoi sekretet e Pentagonit për luftën në Ukrainë, momenti kur FBI arreston anëtarin e Gardës Kombëtare
Previous article 14 MAJI/ Escobar flet për kandidatët “problematikë”: Marrëdhënien e kemi me shqiptarët, jo me partitë

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT