Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e të dërguarit të Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat pasi fjalës që ka mbajtur në Kuvend, Berisha theksoi se vizita i pëlqeu, por ka refuzuar të komentoj pyetjen e gazetares se përse diplomati nuk e takoi.
Më tej, ai shtoi se në programin elektoral të fushatës do të shtojnë dhe pikën për ekstradimin e Edi Ramës sapo SHBA ta kërkoj pas përfundimit të hetimeve për çështjen “McGoningal”
“E ndoqa vizitën e Escobar në Tiranë. Vizita më pëlqeu. Kaq mund të them. Kam një eksperiencë politike. Ajo që mund të garantojë Escobar se në programin elektoral të Berishës do të shtohet një pikë: Ekstradimi i Edi Ramës në ShBA, sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me Mc Gonigal”- tha Berisha.


