I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vijojë ditën e dytë të vizitës në Tiranë. Pas takimit me kreun e shtetit Bajram Begaj dhe kreun e qeverisë Edi Rama, Esocobar do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e opozitës.
Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin. Escobar do ta nisë ditën e sotme me një takim në orën 10:30 me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, ku të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe deputetët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi. Në këto takime, ashtu siç pritej, do shmangë Sali Berishën, i shpallur Non Grata nga SHBA.


