• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të fiksuar pas linjave? Kujdes, ja dietat “idiote” që shkatërrojnë organizmin tuaj
Home
Shëndet

Të fiksuar pas linjave? Kujdes, ja dietat “idiote” që shkatërrojnë organizmin tuaj

22 January, 2018 luljetaautor Shëndet

Të mbash dietë do të thotë të kesh informacionin e duhur se çfarë është e përshtatshme dhe çfarë jo për organizmin tuaj. Reduktimi i ushqimit deri në një vakt në ditë apo konsumimi i frutave gjithë ditën janë shkatërruese për stomakun dhe organizmin tuaj. Ja cilat janë disa nga dietat e ashtuquajtura “idiote”.

Dieta me mollë – Dieta e konsumimit të mollës gjatë gjithë ditës. Molla të jep ndjesinë e ngopjes apo të fryrjes në momentin që e konsumoni por kjo ndjesi nuk zgjat shumë. Ju mund të humbni disa kilogramë brenda një jave, por kur të filloni të ushqeheni normalisht do të merrni dyfishin e peshës së mëparshme.

Dieta me uthull – Konsumimi i uthullës pas çdo vakti është praktikuar nga shumë persona të cilët mendojnë se duke pirë uthull ushqimi do të tretet. Ndërkohë që uthulla rrit oreksin dhe shkakton humbje të rezistencës fizike.

Dieta me ujë dhe limon – Të pish ujë me limon esëll të dobëson. Ky është mendimi i gabuar i shumë personave që e ndjekin këtë dietë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm dhe stomaku duhet ushqyer sa më mirë për të patur energji gjatë gjithë ditës. Limoni mund të shkaktojë ulçer të stomakut.

Dieta me ujë të ngrohtë – “Konsumimi i ujit të ngrohtë esëll dhe përpara gjumit të ndihmon të shkrish dhjamin” – thonë në mënyrë të gabuar të gjithë ata që e praktikojnë.

Dieta e një vakti në ditë – Shumë persona zgjedhin të konsumojnë vetëm një vakt në ditë (kryesisht darkën) me shpresën se do të dobesohen. Por kjo është një zgjedhje e gabuar dhe jo efektive. Mundohuni të konsumoni pesë vakte në ditë dhe në sasi të vogla.

Dieta Dukan – Kjo dietë ka në bazë të saj konsumimin e sa më shumë proteinave (fileto pule, djath) dhe shumë ujë. Mjekë dhe dietologë e kritikojnë si dietë pasi ka efekte të menjëhershme në veshka.

Të dobësohesh nuk do të thotë të mos ushqehesh, por të hash shëndetshëm, shpesh dhe nga pak.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Maradona: Nuk mendoj se CR7 është lojtari më i mirë në histori, në asnjë mënyrë
Previous article Gattuso i kënaqur: Objektivi të rikthejmë Milanin në nivelet më të larta

luljetaautor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT