• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I SHËRBENTE ERJON ALIBEJT/ GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e krimeve në Elbasan
Home
Breaking News

I SHËRBENTE ERJON ALIBEJT/ GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e krimeve në Elbasan

11 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka dwnuar me 2 vite e 4 muaj Leonard Palushin, ish-shefin e hetimit në Policinë e Elbasanit, i akuzuar për “korrupsion”.

Leonard Palushi akuzohet se ka përfituar një automjet “Benz” nga Erion Alibej në këmbim të devijimit të hetimit të vrasjes së Emiliano Ramazanit.

Palushi u arrestua gjatë operacionit të SPAK, “Golden Bullet” në 19 maj të vitit të kaluar.

Sipas dosjes së përgatitur nga SPAK, i pandehuri Leonard Palushi, i cili ka qenë efektiv në Elbasan, kur ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit të Hetimit të Krimeve, në vitin 2020, ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt.

Më pas në vijimësi ka kryer, veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie në mbështetje të Erjon Alibejt.

HETIMET PËR “BENZ”-IN

Prokuroria e posaçme SPAK, ra në gjurmët e “Benz C300” me benzinë, që Erjon Alibej ia dhuroi specialistit të hetimit të krimeve të rënda në Elbasan, Leonard Palushi. Dhurimi i këtij “Benz C300”, është bërë në datën 23 qershor 2020, vetëm një muaj para se të vritej në Elbasan, Emiljano Ramazani ose “Ili” dhe pas 7 ditësh vritet Regis Runaj. Këta të dy persona ishin në listën e kundërshtarëve, për t’u spastruar nga Alibej dhe Nuredin Dumani.

Automjeti në foto është dhuruar në këmbim të shërbimeve që Palushi do i jepte Alibej, duke dhënë informacion të gabuar tek eprorët e tij me qëllim futjen në konflikt të hapur mes dy grupeve kriminale. I pari që ka folur për dhurimin e një automjeti, por pa përcaktuar tipin, ka qenë bashkëpunëtori i prokurorisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit në rrëfimin e tij, i ka pohuar prokurorëve se Erjon Alibej, para se të kryenin vrasjen e Ramazanit dhe Runaj, i ka dhënë një makinë Leonard Palushit, në shenjë mirënjohje dhe si vijim të ndihmës që ai do i jepte, për të mbuluar ngjarjet kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR KA QENË HERA E PARË?" Luizi vë në siklet Ronaldon: S'e kam bërë akoma
Previous article ATENTATI ME TRITOL NDAJ KREUT TË PD/ Spiropali: Organet ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT