Gjatë natës, forcat ruse sulmuan dy komunitete në provincën Kherson. Kështu tha guvernatori Oleksandr Prokudin , sipas raporteve të mediave lokale.
‘Luftëtarët e armikut hodhën gjithashtu tre bomba në fshatin Kizomys në komunitetin Bilozerka’, raportoi Prokudin në Telegram. Nuk raportohet për viktima civile.
Ukrainasit festuan dje të Dielën e Palmës Ortodokse, por sërish lufta nuk ndaloi. Të paktën 7 civilë u vranë nga bombardimet gjatë fundjavës.
Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmin rus i cili, veçanërisht në Zaporizhzhia, qyteti i termocentralit bërthamor, shkaktoi vdekjen e babait dhe vajzës së tij dhjetëvjeçare, ndërsa nëna u plagos rëndë.
“Kështu Rusia izolohet edhe më shumë nga bota, nga njerëzimi”, tha lideri i Kievit në mesazhin e tij të mbrëmjes në Telegram.
“E diela e Palmave të vitit të ardhshëm kaloftë në paqe dhe liri për të gjithë popullin tonë”- tha Zelensky.
Ukraina ka ndryshuar tashmë disa nga planet e saj ushtarake për shkak të publikimit në internet të dokumenteve sekrete ushtarake amerikane. CNN raportoi duke cituar një burim të afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Disa tekste theksojnë pikat e dobëta të mbrojtjes ukrainase në një moment kritik dhe delikat të luftës, atëherë kur forcat do të përgatiteshin për të nisur një kundërofensivë kundër rusëve


