Disa prej jush mund t’i kenë parë fotografitë e saj në mediat sociale, pasi ajo po rritet gjithnjë e më shumë në popullaritet në Instagram. Ata që i shohin fotot e saj për herë të parë reagojnë të shokuar e njëkohësisht të mrekulluar për mënyrën sesi ajo e përqafon jetën.
Modelja braziliane Paola Antonini humbi njërën këmb në vitin 2014 pasi u përplas nga një shofer i alkolizuar. Pas katër përpjekjeve për ta mbajtur atë, mjekët vendosën që ta prisnin këmbën, e cila ishte dëmtuar tepër. Paola, 22 vjeç është kthyer në një frymëzim për këdo që ka nevojë për kurajë dhe ndikime poztive.
Modeles i pëlqejnë sportet dhe bën shumë gjimnastik. Është shumë aktive dhe poston foto në mediat sociale të ushtrimeve të përditshme. Për ju përtacët që keni vështirë të krijoni rutinën tuaj të ushtrimeve fizike, merrni shembull.
Me rreth 2 milionë ndjekës në Instagram, Paola është tepër ndikuese dhe merr shpesh mbështetje nga njerëzit që e ndjekin. Ajo është një nga modelet e preferuar të njerëzve në Brazil dhe asnjëherë nuk e ka fshehur protezën.






