Këngëtarja Anjeza Shahini prej disa kohësh nuk është më e përfolur në mediat rozë për figurën e saj. Kjo pas martesës së saj me diplomatin anglez Paul Edward, me të cilin ka preferuar të ketë intimitetin e duhur në raport.
Por, duket se ngjarja që tronditi Tiranën ditën e djeshme e vrasjes së 21-vjeçares, Ariela Murati ka bërë të reagojë dhe këngëtarja.
Me anë të një statusi në faqen e saj Facebook, Anjeza thotë se si mundet që një 23-vjeçar të shëtisë në kryqytet me armë. Duke theksuar se Shqipëria nuk mundet që të arrijë në këtë mënyrë të jetë si Amerika.
Anjeza shkruan:
Përse një djalë i moshës 23 vjeçare, posedon një armë??? Apo edhe në këtë pikë duam të jemi si Amerika! #bollomashkullidiot”.



