• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ERDHI ME VONESË SEPSE KISHTE QENË TËRË NATËN NË KAZINO”/ Fatos Tarifa rrëfen disa episode të sikletshme me Fatos Nanon në SHBA
Home
Politikë

“ERDHI ME VONESË SEPSE KISHTE QENË TËRË NATËN NË KAZINO”/ Fatos Tarifa rrëfen disa episode të sikletshme me Fatos Nanon në SHBA

8 April, 2023 s.autor Politikë

Profesori Fatos Tarifa duke folur në emisionin “Arnautistan” për librin e tij “Afrimi i madh” tregoi momente të sikletshme nga vizitat e Nanos në SHBA.

Një episod i sikletshëm ishte kur Nanon përdorte termin “negër” para kongresmenëve.

Ndërsa në një tjetër rast ai u vonua në një takim me studentët shqiptarë pasi kishte qenë gjithë natën në kazino.

“Ndër kryeministrat, Nano ishte ai me të cilin kishe dëshirë të uleshe, zhvillonte bisedë të artikuluar, por edhe ai kishte huqet e veta.

Një rast kryeministri Nano në një darkë me 10 kongresmenë përdori fjalën ‘neger’ në formë shakaje. Unë u shqetësova duke ditur sa diskriminuese ishte ajo fjalë.

Përgjithësisht përdoret afro-amerikan ose black. Edhe pse i thanë mos e përdor, dhe fytyrat e tyre ndryshuan, ai e përsëriti për herë të dytë. Nuk e di përse e bëri.

Ka pasur raste kur ish-presidenti Moisiu nuk erdhi në një darkë, por shkoi diku me Mediun, për të cilën nuk kisha dijeni dhe më vuri në siklet me security.

Priste që Nano të vinte në Boston që t’u fliste shqiptarëve në Universitetin Massachusetts. Erdhi të nesërmen në mëngjes me vonesë ku e prisnin 350 shqiptarë në një sallë, sepse kishte qenë tërë natën në kazino. Kjo bëri që të reagonin keq nga disa studentë shqiptarë të Bostonit”, tha ai.

Tarifa tha se Shqipëria s’i ka trajtuar dhe vlerësuar ambasadorët tanë siç do të duhej. Tarifa tha se shpesh ambasadorët kanë qenë “dispeçer”, që prisnin në aeroport ministrat që vinin.

“Kam arritur të kuptoj kaq gjë që ne në Shqipëri s’i kemi trajtuar dhe vlerësuar ambasadorët tanë siç do të duhej. Janë vlerësuar shumë më tepër në vendin pritës se sa nga qeveria e tyre. Shumë herë ambasadorët kanë qenë dispeçer, prisnin në aeroport personalitet që vinin.

Kur një ministër Bujqësie pa njoftim vjen në Uashington për një konferencë, dhe të kërkon shefi i kabinetit dil dhe prite, ishte e tepërt dhe qesharake. I kam kundërshtuar në disa raste. Ruaj një përshtypje shumë të mirë për Presidentin Meidani, jo sepse ai më akreditoi në Hagë dhe Uashington. Ishte njeri me të cilin bisedoje, kuptonte. Të tjerë kanë pasur huqe.

Ajo që më shqetëson është që ambasadoret në detyrë janë lënë në detyrë për një kohë të gjatë, vite përtej mandatit që përcakton ligji. Për arsye të luftës politike mes kryeministrit dhe ish-Presidentit. Por edhe për një arsye tjetër që kryeministrat e kanë bërë vetë punën e ambasadorit.

Të lësh një ambasador 7-8-9 vjet, ta harrosh, s’është në dinjitetin e shtetit. Një mandat 3 deri në 4 vjeçar është koha e përshtatshme për të bërë një punë sa më me rendiment”, u shpreh ai.

Tarifa tregoi se çfarë e përkeqësoi marrëdhënien e tij me Ilir Metën, kur ky i fundit ishte kryeministër:

“Edhe kryeministri Meta, pavarësisht se marrëdhënia me të u përkeqësua, edhe kryeministri Nano më besonin punë. Ajo që më bëri të ndahem me Metën ishte sepse më kërkonte t’i qëndroja luajal atij. I kam thënë jo, asnjë individi, asnjë partie, vetëm interesit kombëtar”.

I pyetur për ekspozitat e kryeministrit Rama jashtë vendit, Tarifa tha:

“Nuk është domosdoshmërisht e gabuar. Njerëz nga arti dhe kultura mund të bëhen diplomatë. Por kryeministri është mbi diplomatin. Por është ambasadori zëri dhe fytyra e vendit të rij në vendin pritës. Këtë rol s’mund ta marrë kryeministri. Rama shikohet si rast i veçantë. Ndoshta nuk ka edhe një artist, një piktor, që të jetë në krye të qeverisë. Nuk dua që imazhi i vendit të krijohet nga imazhi i kryeministrit. Është shumë pak imazhi i një individi që të përfaqësoj vendin tonë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITEN DY GRUPE KRIMINALE QË SHPËRNDANIN DROGË NË DURRËS E SUKTH/ 8 në pranga. Sekuestrohen doza kokaine e mjete luksoze
Previous article MESAZH TË RINJVE/ Rama: Luftoni për ëndrrat tuaja, nëse rrëzoheni, do ngriheni përsëri! Ja dy shembuj

s.autor

Postime të ngjashme

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT