• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI NDAJ TCH/ Kush janë tre personat e rrezikshëm ku është përqendruar hetimi? Çfarë ka zbuluar ekspertiza mjeko-ligjore e balistike
Home
Breaking News

SULMI NDAJ TCH/ Kush janë tre personat e rrezikshëm ku është përqendruar hetimi? Çfarë ka zbuluar ekspertiza mjeko-ligjore e balistike

7 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Goditja me 15 plumba e godinës së “Top-Channel”, vijon të qëndrojë e pazbardhur, megjithëse policia dhe prokuroria e Tiranës, pretendojnë se kanë ngushtuar ndjeshëm rrethin e personave, që dyshohet se morën pjesë në goditjen me armë të televizionit.

Prokuroria së fundi i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të “Europol” në Francë, duke kërkuar ndihmë për ekzaminimin e dy profileve gjenetike, që janë gjendur në gëzhojat e sekuestruara në vendin e krimit.

E ndërsa grupi i hetimit është në pritje dhe ka shpresa të mëdha se përgjigjia e “Europol”, do sjellë zbardhjen e ngjarjes, nga ana tjetër në prokurori kanë mbërritur përgjigjet e para të ekspertizave.

Gazetari Elton Qyno raporton për “Ora News” se dy ekspertizat, ajo balistike dhe mjeko-ligjore, kanë konfirmuar se roja i televizionit Pal Kola, është vrarë nga një plumb rikoshet. Hetimi ka përjashtuar totalisht se Pal Kola ka qënë objekt i këtij sulmi me armë.

Sipas dinamikës së ndërtuar përmes kamerave të sigurisë së televizionit por dhe ekspertizave të kryera, është provuar se autorët kanë qëlluar 1 plumb të vetëm në drejtim të kabinës ku qëndronte roja, Pal Kola.

Plumbi që i ka marë jetën këtij të fundit, sipas dy ekspertizave rezulton të ketë ndryshuar trajektoren.

Pasi predha është gjendur e dëmtuar, gjë të cilën e provojnë ekspertët balistikë dhe mjekësia-ligjore.

Pal Kola, nuk ka ndëruar jetë brenda në kabinën e rojes, por ai ka dalë jashtë saj duke ecur rreth 7 metra dhe më pas është rrëzuar në oborrin e televizionit.

Vetëm pak orë pas sulmit me armë të “Top-Channel” dhe vrasjes së Pal Kolës, policia e Vlorës ndaloi rastësisht Roberto Papçin, ish-dhëndërin e viktimës.

Por pas marjes në pyetje të tij dhe verifikimeve të policisë, ai rezultoi se ndodhej në Gjirokastër dhe nga ky qytet po udhëtonte në drejtim të Vlorës, që sipas tij do takonte një shok për të blerë një makinë.

Papçi është lënë i lirë, ndërsa policia dhe prokuroria e Tiranës, tashmë kanë përqëndruar hetimet mbi tre persona që janë pjesë e krimit të organizuar.

Ata po mbahen në survejim, ndërsa gjatë kësaj periudhe hetimore nuk është arritur të zbardhet motivi i goditjes me armë të televizionit “Top-Channel”.

Për këtë pjesë janë marë në pyetje dhe aksionerët e televizionit, por askush prej tyre s’ka deklaruar në polici motivet e mundshme të sulmit me armës ndaj pronës së tyre, ku mbeti i vrarë një person./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME nga gazeta katalanase: E dashura e Pique e tradhtoi me Pep Guardiolën?
Previous article GJYQI NË HAGË/ Nënkryetari i LDK: Do të ketë të tjerë politikanë që do përballen me akuza të rënda

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT