• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ 4 muaj e zhdukur dhe prej 52 ditësh trupi në morg, nëna mëson live vdekjen e 22-vjeçares në aksident në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ 4 muaj e zhdukur dhe prej 52 ditësh trupi në morg, nëna mëson live vdekjen e 22-vjeçares në aksident në Durrës

6 April, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Merita Nexhipi kishte 4 muaj që nuk kishte asnjë lajm nga vajza e saj, 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi, mirëpo sot mësoi nga emisioni “Pa Gjurmë” fatin e trishtë se e bija i ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës.

Ndërkohë që nëna e kërkonte, Brisilda Nexhipi kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt në 22 dhjetor, mirëpo në 14 shkurt ajo është përplasur nga një makinë në zonën e Fllakës në Durrës, ku dhe humbi jetën.

Trupi i saj për 52 ditë ka qëndruar në morgun e qytetit e paidentifikuar, teksa pas trajtimit të historisë në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report TV, një mesazh mbërriti në redaksi ku tha se vajza që po kërkohej kishte ndërruar jetë. Ai kishte bërë lidhjen me tatuazhin që 22-vjeçarja mbante në dorë, ku kishte shkruar emrin e të birit 5-vjeç “Rafaelo”.

“Odeta unë jam një banor nga Shkozeti i Durrësit. Po shikoja me vëmendje vajzën që thërritet me emrin “Coco” me mbiemrin Nexhipi mos gaboj që nëna ka folur nga Franca). Nuk jam i sigurt, por nga mesi i muajit shkurt ka ndodhur një aksident te mbikalimi i Fllakës.

Unë kam qenë aty dhe e kam parë që është një vajzë e re, por nuk mund të them fiks se nuk e fiksova imazhin e asaj të gjorës. Interesohuni në spital, ju lutem bëri një verifikim. Mos gaboj ka qenë data 14 ose 14 shkurt, ora 4 e mëngjesit. Ju uroj suksese për punën tuaj fisnike, pasi ju ndjekim çdo ditë”, thuhet në mesazh.

Redaksia e “Pa Gjurmë” bëri verifikimet, nga ku zbuloi se vajza që kishte 52 ditë e paidentifikuar në morg ishte pikërisht Brisilda Nexhipi. Ky lajm iu dha “live” nënës në emision, e cila shpërtheu në lot dhe nuk donte ta besonte, për pasojë la transmetimin.

Zhdukja e Brisilda Nexhipit

Brisilda Nexhipi, me pseudonimin “Coco” mbërriti në Shqipëri më 22 dhjetor të vitit 2022, gjurmët e fundit të së cilës u verifikuan nga sistemi TIMS. Ajo la  djalin 5 vjeç tek e ëma në Francë dhe vetë u largua fillimisht në Arezzo të Italisë e më pas kishte mbërritur në aeroportin Rinasit. Telefonata e saj e fundit me të ëmën ishte 21 nëntor 2022 ora 17:47 minuta. Komunikimi në messenger ishte i vakët, thuajse pa asnjë informacion sqarues.

Ndërkohë, Coco ndërkohë ishte aktive në Tik Tok. Videon e fundit të saj e postoi më 15:12.2022, datë në të cilën ajo nuk kishte mbërritur në Shqipëri.
Më 20 mars të vitit 2023 nëna e saj Merita nga Franca e denoncoi zhdukjen e saj në emisionin ’Pa Gjurmë’, ku pas verifikimeve rezultoi se ajo kishte ndërruar jetë në aksidentin rrugor të ndodhur në Durrës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E 38-VJEÇARIT/ Drejtoria e Burgjeve: Vdiq në spital nga arresti kardiak, ja pse nuk u njoftua familja
Previous article I KTHYER PËRMBYS/ Furgoni me nxënës ra nga 100 metra lartësi, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Bulqizë

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT