Rreth 500 emigrantë meshkuj të rritur do të strehohen në një anije në bregun e Dorset, Angli. Lajmin e ka ka konfirmuar qeveria. Planet janë kritikuar nga grupet lokale, organizatat bamirëse të refugjatëve dhe deputeti konservator Richard Drax, i cili tha se “çdo veprim po shqyrtohet”.
Anija, e cila aktualisht ndodhet në Itali, do të jetë më e lirë se hotelet, por qeveria ende nuk ka një kosto zyrtare.
Anija trekatëshe e quajtur “Bibby Stockholm” do të vendoset në Portland Port jashtë qytetit bregdetar të Weymouth, dhe përdoret për të strehuar emigratët derisa kërkesat e tyre për azil të shqyrtohen. Përveç sigurimit të akomodimit bazë dhe funksional, kujdesit shëndetësor dhe hotelierisë, anija e ankoruar do të ketë siguri në bord për të minimizuar përçarjet me komunitetet lokale.
DETAJE nga sherri në Durrës, njëri prej të plagosurve hodhi kaçavidën në kazanët e mbetjeve (Video)
Varka, me 222 dhoma, është rinovuar që kur u kritikua si një “mjedis shtypës” kur qeveria holandeze e përdori atë për azilkërkuesit. Bibby Marine ka një lavanderi dhe një mensë në bord – dhe të gjitha dhomat kanë një dritare, krevat, tavolinë, depo dhe banjo.
Strehimi i emigrantëve në hotele kushton më shumë se 6 milionë paund në ditë, thotë Home Office, me më shumë se 51,000 njerëz të vendosur në gati 400 hotele në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Grupet e refugjatëve e kanë quajtur planin “plotësisht të papërshtatshëm”, ndërsa këshilltarët nga zona lokale – e cila është e njohur për turistët – i kanë kundërshtuar propozimet./BBC


