• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË PROVOKUAN…”/ Çfarë tha në gjykatë 40-vjeçari që plagosi në lokal 3 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË PROVOKUAN…”/ Çfarë tha në gjykatë 40-vjeçari që plagosi në lokal 3 persona

6 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Altin Merxhushi, autori i plagosjes së trefishtë në Laprakë të Viktor e Roxhersa Rrapollari dhe Masimo Sorvillo do të qëndrojë në burg. Kështu vendosi Gjykata e Tiranës gjatë një seance gjyqësore që zgjati rreth 30 minuta. Në gjyqin ndaj 40-vjeçarin prokuroria kërkoi arrest në burg që u konfirmua edhe nga gjykata. Por masë më të lehtë sigurie kërkoi avokatja mbrojtëse, e caktuar kryesisht nga shteti. Masa lehtësuese arrest në shtëpi nuk u pranua nga togat e zeza.

I pandehuri edhe në seancë mbajti të njëjtin qëndrim si para oficerëve të policisë, duke thënë se plagosjen e kreu në shenjë hakmarrjeje ndaj pronarit italian. Sipas tij, ai e kishte ndihmuar për të hapur punishten e përpunimit dhe tregtimit të produkteve të bulmetit, por më pas e kishte pushuar nga puna. Merxhushi shprehet se i kishte kërkuar paratë që i kishte borxh, por kjo kërkesë e tij ishte refuzuar nga italiani Sorvilo. Në sallën e gjyqit një tjetër pretendim ishte edhe fakti se të plagosurit e kanë provokuar të parët kur ai po kalonte përballë lokalit.

Plagosja e trefishtë në Laprakë u regjistrua mbrëmjen e të hënës, ndërsa autori u vetëdorëzua në polici, disa orë pas ngjarjes. Sherri në lokalin me qira të shtetasit italian, filloi kur Altin Merxhushi nisi të kërkojë llogari për largimin nga puna. Ai fillimisht plagosi Viktor Rrapollarin dhe më pas vajzën e tij Roxhersa. I treti që u godit me thikë ishte Massimo Sorvillo, i cili edhe pse me plagë mori makinën dhe bashkë me bashkëshorten dhe vjehrrin shkuan në Spitalin e Traumës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA KOMBËTARE E TRAJNIMIT NË BUJQËSI/ Krifca: Teknikat më të mira për mbi 30 ferma në vend
Previous article "KIARA PO SILLET SI GRUAJA E PRONARIT"/ Tan Brahimi: E keni parë sa është burrëruar

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË KUÇOVË/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë, burri humb jetën në spital Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË KUÇOVË/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë, burri humb jetën në spital

E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë Aktualitet

E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë

GRABITËN SHTËPINË E PRINCIT WILLIAM/ Dy laçianët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë, Top Channel zbulon çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

GRABITËN SHTËPINË E PRINCIT WILLIAM/ Dy laçianët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë, Top Channel zbulon çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT