• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2 MILIONË IDENTITETE TË VJEDHURA/ FBI, Europol dhe Eurojust shkatërrojnë tregun e krimit kibernetik
Home
Aktualitet
Kronikë

2 MILIONË IDENTITETE TË VJEDHURA/ FBI, Europol dhe Eurojust shkatërrojnë tregun e krimit kibernetik

5 April, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Italiane në bashkëpunim me FBI, Europol e Eurojust kanë ekzekutuar mega operacionin e shtrirë në 16 shtete i koduar “Operation Coockie Monster” që ka çuar sekuestrimin e dokumenteve të tregut më të madh të krimit kibernetik “Genesis Market”. Aktiv prej 5 vitesh ky treg i zi kibernetik ka luajtur rol kyç në dhënien e akseseve për kriminelët kibernetik në mashtrimin, vjedhjen e të dhënave, hakerimet e në sulmet kibernetike.

Ky  operacion ndërkombëtar, ku janë 16 vende të përfshira dhe janë ekzekutuar 37 kontrolle policore  vetëm në Itali, ka shkatërruar platformën e Genesis Market, një nga tregjet e zeza virtuale më të mëdha në botë, me aktivitet në shitjen e letrave kredenciale të vjedhura.

Është një operacion i paprecedentë policor kibernetik në sektorin e tregjeve të zeza në internet i shtrirë në tërë Italinë, si pjesë e një hetimi të madh ndërkombëtar, i cili u zhvillua njëkohësisht në 16 vende, drejtuar nga FBI dhe policia holandeze, dhe e koordinuar nga Europol dhe Eurojust, ndërsa për territorin italian, nga Prokuroria e Romës.

Platforma Genesis Market, një nga tregjet e paligjshme virtuale më të rrezikshme në botë, e specializuar në shitjen e kredencialeve dhe të dhënave të vjedhura të hyrjes, me një xhiro mbi 2 milionë identitete virtuale të vjedhura, është çaktivizuar, me konfiskimin e serverëve në të gjithë Evropën e ku mbështetej infrastruktura e TI-së saj.

Në Itali hetimet kanë zbardhur se janë të përfshira mijëra letra kredenciale, të identifikuara nga specialistët e Qendrës Kombëtare Kundër Krimit për Mbrojtjen e Infrastrukturave Kritike (CNAIPIC) të Policisë Postare nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Romës dhe që kanë të bëjnë me hapësirat e IT nga jeta private e qytetarëve të thjeshtë (email, rrjetet sociale, llogaritë e e-commerce etj.), dhe, akoma më alarmante, fjalëkalimet që mund të garantojnë akses të paligjshëm në hapësirat kompjuterike institucionale të administratës publike, si dhe hapësirat që i përkasin bankave dhe kompanitë e mëdha kombëtare, ofrues të shërbimeve publike thelbësore.

Vetëm në territorin italian, janë ekzekutuar 37 dekrete kontrolli personal, lokal dhe kompjuterik lëshuar nga Prokuroria Publike e Romës, dhe ekzekutuar nga Qendrat Operative të Sigurisë Kibernetike të Policisë Postare të Campania Basilicata dhe Molise, Lazio, Lombardia, Puglia, Emilia Romagna , Kalabria, Veneto, Sicilia Perëndimore, Abruzzo, Friuli Venezia Giulia, Liguria, Toscana, Trentino-Alto Adige dhe Umbria, kundër po aq klientëve të platformës, të cilët kishin blerë mijëra kredenciale aksesi.

Në mesin e të dyshuarve përfshihen si subjekte tashmë të njohur për policinë, ashtu edhe persona me të kaluar të pastër.

Kërkimet çuan në sekuestrimin e pajisjeve të ndryshme elektronike, analiza e të cilave tani do t’i lejojë hetuesit të kuptojnë saktësisht se çfarë përdorimi është bërë nga të dyshuarit e kredencialeve të paligjshme të blera, dhe çfarë lloj informacioni konfidencial – dhe në cilin nivel sekreti – janë komprometuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT E PALOKËS/ Reagon ambasada amerikane: Baltosja dhe gënjeshtrat janë taktikë e vjetër për të sulmuar politikën e SHBA
Previous article DETAJET/ Paga mesatare 900 euro brenda 2 viteve, Balluku: Qeveria miraton të premten programin

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT