Zbardhen detaje nga sherri i dhunshëm që i mori jetën 46-vjeçarit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në 2 të natës më 31 mars në zonën e ish-Bllokut.
Mësohet se Henri Gjapi është konfliktuar me Gentian Taljen, ndërsa në sherr ka ndërhyrë edhe shtetasi Artur Gjolena.
Nga pamjet filmike që ka grupi hetimor, si pasojë e goditjes Gentian Talja është rrezuar dhe i ka rënë koka në bordurë, ndërsa prej 5 ditësh ndodhej i shtruar në spital. Ndërkohë ditën e djeshme ai është futur ne intubim dhe më pas ka ndërruar jetë.


