• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ Dëshmia në GJKKO e vrasësit: 50 mijë euro për një tjetër ekzekutim në Kamëz, shënjestra ishte 34-vjeçar
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ Dëshmia në GJKKO e vrasësit: 50 mijë euro për një tjetër ekzekutim në Kamëz, shënjestra ishte 34-vjeçar

2 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ernejt Shyti aktualisht në burg për vrasjen e Behar Sofisë, ka rrefyer se do duhej të vriste një 34 vjecar, që jetonte në Kamëz, pranë komisariatit të policisë. Dëshminë ai e dha në seancën më të fundit, ku nxori detaje për porositë që i afronte Bujar Leza, pasi ekzekutoi Sofinë në anë të Lanës në Tiranë, dhe për të cilën do të paguhej 50 mijë Euro

“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamëz, shenjestra ishte një person 34 vjeç që e kishte shtepinë në Kamëz, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë.

Ernejt Shyti,iI cili është bërë bashkëpunëtor e drejtësisë, i përmend shumën e parave që ishin vënë në dispozicion për eliminimin e të riut. Shyti nuk e jep emrin e shenjestrës dhe se cila ishte arsyeja që Bujar Leza e donte të vdekur por tregon se kishte angazhuar për ta kryer ekzekutimin Xhulian Vishën. Në vitin 2014, Leza në bashkëpunim me Leonar Xhixhën, dhe një person tjetër, tentuan që të vrisnin Fatjon Alimanin. Porositësi i vrasjes, Mirdash Osmani kishte kërkuar eliminimin e 20-vjeçarit, pasi disa muaj para atentatit të dështuar ishte përplasur me të, ngjarje që  përfundoi në plagosje më armë zjarri. Por fatmirësisht plani u pikas në kohë nga Policia në atë kohë. Mesa duket Leza nuk kishte hequr dorë nga “profesioni”, duke ndërhyrë në vrasjen e Sofisë. Nga ana tjetër Xhulian Visha, u arrestua si pjesë e grupit të atentatit të 2021 në Tiranë, pasi u përfshi në vëzhgimin dhe koordinimin e planit të vrasjes.

Më herët Shyti ka folur për një vrasje që do të bënte në Gjermani. Pasi vrau Behar Sofinë i njohur si “padron droge’, afër Piramidës në anë të Lanës, Ernejt Shyti, aktualisht në burg, do të ekzekutonte dhe një tjetër person në Gjermani. Pohimin 24 vjeçari e bëri në gjyq, ku tregoi për vrasjen e Sofisë, për të cilën iu premtuan 500 mijë euro.

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SIGURIA KOMBËTARE ËSHTË CËNUAR"/ PS thirrje drejtësisë: Të nisë urgjent hetimi për Monika Kryemadhin!
Previous article NISIN PËRPLASJET MES QETSORIT DHE BLEDIT PËR.../ Luizi shkrihet së qeshuri

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT