• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË DITË PASI LA SPITALIN/ Papa Francesku kryeson meshën e së dielës
Home
Nderkombetare

NJË DITË PASI LA SPITALIN/ Papa Francesku kryeson meshën e së dielës

2 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Papa Françesku kryesoi meshën e të Dielës së Palmave në sheshin e Shën Pjetrit të dielën, duke nisur kështu ngjarjet e shumta deri në festën e Pashkëve, vetëm një ditë pasi u lirua nga spitali.

86-vjeçari ishte shtrirë në spital të mërkurën, 29 mars, shkaku i vështirësive në frymëmarrje. Hospitalizimi i tij kishte nxitur shqetësime se ai mund të mos rikuperohet në kohë për t’i ndjekur ngjarjet e javës më të ngarkuar në agjendën vjetore të tij.

Por, Papa Françesku kishte premtuar se do të ishte i pranishëm në meshën e së dielës dhe ai i përshëndeti për pak momente rreth 3.000 njerëz teksa kaloi me veturën e tij nëpër sheshin e stolisur me mbi 35.000 lule.

Ai dukej serioz ndërsa ndiqte procesionin nëpër sheshin e Shën Pjetrit, ku ishin grumbulluar edhe kardinalët me rroba të kuqe, të stolisur me gjethe të mëdha palme dhe degë ulliri.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E Diela e Palmave shënon mbërritjen e Jezusit në Jerusalem para kryqëzimit të tij. E diela e Pashkëve, e cila këtë vit është më 9 prill, feston ringjalljen e tij.

Përderisa Papa ishte larguar i buzëqeshur nga spitali Gemelli në Romë të shtunën pas një qëndrimi prej tre netësh, ai u tall me turmën e njerëzve të cilët e pyesnin se si ishte duke thënë “Jam ende gjallë!”.

Kreu i 1.3 miliardë katolikëve në botë është përballur me disa probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit, përfshirë këtu problemet e gjurit që e kanë detyruar atë të përdorë një karrige me rrota dhe shkop për ecje.

Këto probleme shëndetësore kanë ngjallur shqetësime se ai mund të zgjedhë të pensionohet.

Françesku shënoi 10-vjetorin si kreu i Kishës Katolike mbarëbotërore në fillim të këtij muaji.

Ai ka nxitur reforma të mëdha në qeverisje dhe ka kërkuar të krijojë një Kishë më të hapur, megjithëse është përballur me kundërshtimin e brendshëm, veçanërisht nga konservatorët.

Ai ka thënë në mënyrë të përsëritur se do të konsideronte dorëheqjen nëse përkeqësohet gjendja e tij shëndetësore. Por, muajin e kaluar ai tha se, për momentin, nuk planifikon të japë dorëheqje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN KONFLIKET E 39-VJEÇARIT NË POGRADEC/ Si u ngatërrua GPS me lëndë plasëse. Pak ditë më parë ishte arrestuar për…
Previous article "TI DO BËSH GATI VALIXHEN"/ Kujt ia vuri syrin Efi sapo hyri: Sot jam e qeshur, po nesër...

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT