• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA NGA BURRI/ Flet shoqja e 56-vjeçares shqiptare: Donte t’i ndihmonte të gjithë por…
Home
Aktualitet
Kronikë

U VRA NGA BURRI/ Flet shoqja e 56-vjeçares shqiptare: Donte t’i ndihmonte të gjithë por…

1 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e 56-vjeçares Zenepe Uruçi i ka tronditur të gjithë. Një mike e saj ka treguar të gjitha vështirësitë e gruas që u vra nga partneri i saj 62-vjeçar, Xhafer Uruçi, në Terni.

“Kohët e fundit jetonte me frikë. Më tha se sa më pak të qëndronte në shtëpi, aq më mirë ishte pasi kishte debate të vazhdueshme”, ka treguar shoqja e saj.

Sipas gruas, viktima vuante nga xhelozia e partnerit të saj, i cili nuk donte që ajo të shkonte në punë. Një burg i vërtetë që ndërpritej vetëm gjatë orëve të punës.

“Me shumë mundësi ato orë pune ishin momente qetësie për të pasi e ndihmonin që të shkëputej nga ajo që ndodhte çdo ditë”, ka treguar shoqja e cila shprehet se Zenepja ishte në gjendje të përditshme ankthi.

“Më tha se në shtëpi kishin zënka të vazhdueshme. Në disa raste shpërtheu në të qara, kur po flisnim për to. Rreth një vit më parë, për një periudhë kohe e pamë me sy të zi. Nuk më tha gjë mua, por dukej se ato shenja nuk ishin aksidentale. Duhet shtruar pyetja pse askush nuk e ndihmoi atë”, tha shoqja.

Të enjten, Xhafer Uruçi e goditi disa herë me thikë gruan në qafë, bark dhe kurriz. Ndër vite ata kishin pasur debate. Në disa raste ishte dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

“Prej vitesh situata ishte përkeqësuar. Zenepja shpesh ishte nervoze, punonte vetëm. Me fëmijët dhe nipërit mund të gjente pak qetësi. Burri kishte probleme të ndryshme. Ajo ishte njeri i mirë dhe i ndjeshëm. Donte t’i ndihmonte të gjithë, por në fakt ishte ajo që kishte nevojë më shumë se të gjithë”, tregoi shoqja.

Mësohet se para se të vritej, Zenepja ka telefonuar djalin. Ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar policinë pasi dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon duke kërkuar ndihmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BARÇA BËN LLOGARITË ME MESSIN"/ Në “Camp Nou” ëndërrojnë rikthimin e “pleshtit”. Al Khelaifi i ofron “çek të bardhë”
Previous article "JAM GJALLË"/ Papa Françesku del nga spitali: Nuk kisha frikë! Të dielën mban meshën e Palmës

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT