• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREJ NJË VITI KA BOMBARDUAR UKRAINËN/ Por Rusia merr presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB
Home
Botë

PREJ NJË VITI KA BOMBARDUAR UKRAINËN/ Por Rusia merr presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB

1 April, 2023 s.autor Botë

Tingëllon si shaka e 1 prillit, e njohur ndryshe si dita e gënjeshtrave, por është e vërtetë. Rusia ka marrë presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë muaj. Kritikët po shtrojnë pyetjen se si Rusia mund të drejtojë organin më të fuqishëm të OKB-së teksa ka nisur prej mbi 1 viti një luftë kundër Ukrainës dhe ndaj Putinit është lëshuar një urdhër-arrest për krime lufte, apo dhe kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore.

“Pyetja është shumë e qartë: A mundet krimineli i luftës të drejtojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së?”, tha Andrius Kubilius, anëtar lituanez i Parlamentit Evropian gjatë një seance për Putinin, të mërkurën. Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus për rolin e tij në rrëmbimin dhe dërgimin e paligjshëm të mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi.

“Unë mendoj se njerëzit po e shohin këtë nga një këndvështrim i gabuar. Mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se ky muaj është më shumë një dhimbje koke sesa një avantazh për rusët”, tha për Zërin e Amerikës Richard Goëan, Drejtor i çështjeve të OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. “Nëse ata përpiqen të përdorin presidencën për të krijuar telashe për ukrainasit, ose për të përhapur rrëfimet e tyre për luftën, ata thjesht do të përballen me një numër të madh goditjesh”, shtoi ai.

Këshilli i Sigurimit, me 15 vende anëtare, është organi më i fuqishëm i OKB-së. Ai mund të marrë vendime për kryerjen e veprimeve ushtarake, dislokimin e paqeruajtësve, vendosjen e sanksioneve ndaj një vendi ose individi dhe mund të rekomandojë hetimin e rasteve të mundshme të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit e marrin presidencën me rotacion, sipas rendit alfabetik (të bazuar në gjuhën angleze). Hera e fundit që Rusia kishte presidencën e radhës ishte shkurti i vitit 2022. Në ditën e 24-të të presidencës së saj, Presidenti Putin filloi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë, duke kryer një shkelje flagrante të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Ruanda është i vetmi vend që ka humbur presidencën e radhës në vitin 1994 për shkak të gjenocidit në vend, sipas Raportit të Këshillit të Sigurimit, një institut që studion transparencën dhe efektivitetin e këtij organi të OKB-së. Në atë kohë, Ruanda ishte një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Në vend të Ruandës, Spanja mori presidencën e radhës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha të enjten se një vend që “shkel në mënyrë flagrante Kartën e OKB-së” dhe sulmon fqinjin e tij nuk ka vend në Këshillin e Sigurimi, por nuk ka “asnjë rrugë të mundshme ligjore ndërkombëtare” për ta shmangur këtë. Ukraina është e indinjuar që Rusia është në Këshillin e Sigurimit, dhe veçanërisht tani ka presidencën e radhës. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se presidenca e Moskës është një “shaka e rëndë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MERITON TË SHKOJË NË FINALE"/ Olta: Hajde i biem...
Previous article PAMJET/ Përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, digjet makina e një kompanie private që transporton para

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT