• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E PARA/ Kontrolle të shtuara nga policia në pikat kufitare, tre persona përfundojnë në pranga
Home
Breaking News

DETAJET E PARA/ Kontrolle të shtuara nga policia në pikat kufitare, tre persona përfundojnë në pranga

31 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia thotë se ka intensifikuar kontrollet në Pikat e Kalimit Kufitar, për kapjen e personave në kërkim.

Së fundmi, janë kapur në Rinas, Muriqan dhe Morinë, 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre rezultonte i dënuar me 7 vjet burgim, për organizim të emigracionit të paligjshëm.

Ndërsa në kufirin e Grabomit janë sekuestruar 19 900 dollarë.

Njoftimi

Shërbimet e Policisë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, në kuadër të bashkëpunimit me Interpol Tirana, për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, për t’iu shmangur drejtësisë, kanë kapur 3 shtetas, konkretisht:

– Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje të RSH-së, kanë kapur shtetasin Rexhep Rapi (Arapi), 60 vjeç, banues në Durrës, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Genova, Itali, e ka dënuar 7 vjet burgim, për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

– Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në hyrje të RSh-së, kanë ndaluar shtetasin Flamur Shala, 38 vjeç, banues në Zvicër, i cili pas verifikimit ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

– Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSH-së, kanë ndaluar shtetasin kosovar B. G., 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol NCB Brussels, për veprën penale “Tentativë për posedim blerje ose transport të kokainës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar Kodi Penal i Belgjikës. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Belgjikës.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i modeklarimit të të hollave dhe një rast i kontrabandës së mallrave.

-Shërbimet e Policisë Kufitare në PPK Grabom, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin me drejtues shtetasin A. T., nga Plava, Mali Zi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 900 dollarë amerikanë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.

Rast i tentativës për të kontrabanduar mallra është goditur nga shërbimet e PKK Rinas. Për këtë rast janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. C., 47 vjeçe, banuese në Angli (me shtetësi angleze), pasi gjatë kontrollit në valixhen e saj janë gjetur 30 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PADITI TRUMP/ Kush është prokurori që çoi presidentin e parë amerikan para drejtësisë
Previous article PO IKTE NGA SHQIPËRIA/ Vihet në pranga në Rinas 'Kep Rapi', i forti i Durrësit! I dënuar me 7 vite burg në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT