• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KATËR DITË PA AUTOR/ Policia dhe prokuroria nuk po arrijnë të zbardhin sulmin terrorist mbi Top Channel
Home
Breaking News

KATËR DITË PA AUTOR/ Policia dhe prokuroria nuk po arrijnë të zbardhin sulmin terrorist mbi Top Channel

30 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sot u mbushen katër ditë dhe policia dhe prokuroria e Tiranës nuk kanë dhënë as shenjën më të vogël se po zbardhin sulmin terrorist ndaj Top Channel.

Policia vendosi edhe një shpërblim prej 100 mije euro për këdo që ka informacion në lidhje me atentatorët por edhe kjo lëvizje dështoi dhe nuk po jep rezultatin e duhur.

Terroristet janë të lirë dhe porositësit e tyre të qetë se nuk do zbulohen.

Dështimi për zbardhjen e kësaj ngjarje do ketë pasoja shumë të rënda jo vetëm në pasigurinë e përgjithshme por edhe ne revanshin që krimi merr në këto raste kur përballet me pafuqinë e shtetit për tu përgjigjur.

Tre persona të organizuar si grup kriminal që pasi kryen sulmin terrorist ndaj Top Channel enden të lirë dhe përbëjnë një rrezikshmëri të lartë pasi treguan se nuk ngurojnë të përdorin armët e zjarrit apo të planifikojnë një ngjarje kriminale, si ajo që u krye katër ditë më parë në Top Channel ku humbi jetën punonjësi i sigurisë Pal Kola.

Policia duket se hetimet i ka në vend numëro, ku megjithëse kanë kaluar katër ditë, pra një kohë e mjaftueshme, autorët po fshehin gjurmët e tyre apo edhe më keq të largohen nga Shqipëria dhe policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me identitetin e tyre.

Mund të guxojmë të themi se është një mungesë serioziteti e institucioneve shtetërore për zbardhjen e kësaj ngjarje, jo vetëm policia e cila është angazhuar por duke qenë e vetme, vetëm një polici vendore për hetimin e kësaj çështje që ka rëndësi kombëtare dhe nuk janë angazhuar të gjitha strukturat e shtetit antiterrori dhe shërbimi informativ. Nga ana tjetër edhe prokuroria ka në cilësimin që i ka bërë veprës penale, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë humbjen e jetës, ky duhej të konsiderohej një akt terrorist pasi është i tillë e ka ngjallur shumë terror.

Kamerat e sigurisë kanë treguar se autorët kanë lëvizur dy herë në të njëjtin itenerar, qoftë para ngjarjes edhe pas ngjarjes policia nuk kishte ngritur asnjë postbllok. Drejtori i Policisë Rrumbullaku ka thënë se akset kombëtare do të monitorohen nga FNSH-ja për rritjen e sigurisë por ngjarja në Top Channel e nxori zbuluar dështimin e këtij propozimi pasi nuk është rasti i vetëm i TCH por është rasti më flagrant ku autorët ikin dhe s’ka asnjë emër./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ I mori 50 mijë lekë të riut duke i premtuar patentë pa përfunduar praktikën, pranga 56-vjeçarit në Dibër
Previous article SHPËRTHEN ÇËSHTJA "ANSU"/ Barcelona projekton merkaton, 3 blerje me kosto 0

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT