• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“218 MIJË DHE 249 MIJË LEKË”/ Rama me punonjësit e Kryeministrisë, shpjegon rritjen e pagave
Home
Politikë

“218 MIJË DHE 249 MIJË LEKË”/ Rama me punonjësit e Kryeministrisë, shpjegon rritjen e pagave

30 March, 2023 s.autor Politikë

Në një takim me punonjësit e Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama u ka shpjeguar atyre se sa do t’u shkojë paga pas hyrjes në fuqi të rritjes së rrogave minimale dhe asaj mesatare.

Rritja e pagës mesatare do të bëhet në dy etapa gjatë dy viteve të ardhshme, dhe sipas Kryeministrit, synimi është që të shkojë në vlerën e 900 Eurove.

“Rritja e pagave do të bëhet një rritje me dy hapa në harkun e një viti. Pra do të fillojmë tani dhe pastaj pjesën tjetër do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe pastaj do vazhdojmë”.

Për ta ilustruar këtë, kreu i qeverisë Edi Rama zbuloi sa do të shkojnë pagat e disa prej punonjësve të Kryeministrisë pasi të hyjnë në fuqi ndryshimet në sektorin e pagave.

“Ndërkohë që për shkak të pagës minimale që e kemi rritur, korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë dhe unë po filloj nga poshtë lart për të thënë që si do shkojë paga, sa do jetë paga e Luljetës dhe e Nexhmijes në fund. Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë Lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë Lekë. Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë Lekë, pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë Lekë. Pastaj Rezari 218 mijë Lekë dhe pastaj Monika 249 mijë Lekë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se duke filluar nga muaji Prill, rroga minimale do të rritet në 40 mijë Lekë të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ABUZIMET ME RINDËRTIMIN"/ Ibrahimaj i kthehet Tabakut: Sot të gjithë duan të jenë si Thumana
Previous article TË TJERA DETAJE/ Vranë njëri-tjetrin në Kavajë, hetuesit dyshime për të shkuarën e viktimave: Kishin jetuar të dy në Itali…

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT