• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Vranë njëri-tjetrin në Kavajë, hetuesit dyshime për të shkuarën e viktimave: Kishin jetuar të dy në Itali…
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE/ Vranë njëri-tjetrin në Kavajë, hetuesit dyshime për të shkuarën e viktimave: Kishin jetuar të dy në Itali…

30 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në qytetin e Kavajës. Mësohet se dy viktimat kishin lënë takim për t’u sqaruar dhe konflikti mes tyre degradoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe thikës.

Banorë të zonës thonë se Armando Gosa dhe Sali Rexha kohët e fundit kishin vazhdimisht konflikte verbale me dhe debatonin sa herë që përballeshin me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e së mërkurës ata u takuan në një lokal te vendi i quajtur Kthesa e Valutës.

Dy 43-vjeçarët fillimisht kanë debatuar në ambientet e brendshme të lokalit dhe më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë. Në sherr e sipër Armando Gosa qëlloi me thikë Sali Rexhën i cili ishte bashkë me djalin e tij të mitur. Rexha i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë. Të dy nuk mundën që t’u mbijetonin plagëve të marra duke humbur jetën.

Fakti që të dy viktimat kishin shkuar për t’u sqaruar me njëri-tjetrin me thikë dhe armë me vete shton dyshimet për hetuesit se mes tyre mund të ketë patur edhe ndonjë konflikt tjetër. 43-vjeçari Gosa rezulton me precedent penal pasi para disa vitesh ka plagosur një person ndërsa nga banorët e zonës njihet si një person problematik.

Ndërkohë viktima tjetër Sali Rexha ishte me orgjinë nga Kukësi dhe prej kohësh jetonte në qytetin e Kavajës. Të dy viktimat kanë jetuar në Itali dhe hetuesit po hetojnë edhe të kaluarën e tyre në shtetin fqinj për të parë nëse kanë patur aty ndonjë konflikt mes tyre. Policia i ka shtuar dyshimet edhe për faktin se të dy 43-vjeçarët e kishin ndërruar emrin në Gjendje Civile.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "218 MIJË DHE 249 MIJË LEKË"/ Rama me punonjësit e Kryeministrisë, shpjegon rritjen e pagave
Previous article "ISHTE SHPIRT NJERIU, E VRANË ME FËMIJËN NË KRAHË"/ Flet fqinja e Altin Rexhës që u vra dje në Kavajë

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT