Pamje shokuese janë publikuar sot nga protestat e Parisit kur policia që sulmon drejt protestuesve, rrëzojnë pa ndjenja një qytetar inaktiv që gjendej në rrugën e trazirave.
Pamjet direkte të transmetuara nga rrjeti BFM TV tregonin viktimën e moshës së mesme që rrinte në një kalim këmbësorësh, i cili goditet nga vërshimi i skuadrës së policëve me veshje të rënda dhe nuk zgjohet më pas rrëzimit.
Koka e protestuesit duket se përplaset në asfalt, por oficerët nuk duket se impresionohen nga ngjarja dhe vijojnë avancimin e tyre drejt protestuesve të reformës së përçmuar të pensioneve të presidentit Macron.v
Disa momente më vonë një grup oficerësh pikasin burrin pa ndjenja dhe tentojnë t’i vijë në ndihmë duke e vendosur në pozicion rekuperimi.


