• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM/ Arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari, i mori 9 mijë euro një personi nëpërmjet mashtrimit
Home
Aktualitet
Kronikë

ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM/ Arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari, i mori 9 mijë euro një personi nëpërmjet mashtrimit

29 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kapet në Kakavijë një shtetas i huaj i shpallur në kërkim pasi i mori 9000 euro një qytetari nëpërmjet mashtrimit.

Bëhet me dije se gjithashtu janë sekuestruar edhe 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur shtetasit J. S., 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

NJOFTIMI:

Kakavijë, Gjirokastër/Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Ishte shpallur në kërkim pasi i mori 9000 euro, një shtetasi, me anë të mashtrimit, kapet në tentativë për të kaluar drejt Greqisë, 41-vjeçari (shtetas i huaj).

Sekuestrohen 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ky shtetas nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Sekuestrohen edhe dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia. Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në dalje të RSH-së, kanë ndaluar shtetasin J. S., 41 vjeç, lindur në Honduras dhe rezident në Gjermani. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi nga verifikimet ka rezultuar i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, sepse në Tiranë, i ka marrë një shtetasi kosovar, shumën 9000 euro, duke e mashtruar.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur shtetasit J. S., 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia.

Në vijim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin J. S., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Shtetasi J. S. iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TA HARROJË SE BËHEM FOTOGRAF"/ Banorët ngacmojnë Luizin për Kiarën: O të bën gruja o shoku
Previous article PËRJETIMI I HUMBJES SË DJALIT/ Flutura Açka: Prej 5 vitesh jam qenie robotike!

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE NË DURRËS/ Policia jep DETAJE: Si u “zhdukën” 69 mln lekë të pensioneve nga drejtoresha dhe dy punonjëset Aktualitet

SKANDALI NË FILIALIN E POSTËS SHQIPTARE NË DURRËS/ Policia jep DETAJE: Si u “zhdukën” 69 mln lekë të pensioneve nga drejtoresha dhe dy punonjëset

E PËSON KEQ/ I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër Aktualitet

E PËSON KEQ/ I gjenden armë dhe municion në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

OPERACIONI PËR NDËRTIME PA LEJE NË SARANDË/ Vetëdorëzohet në polici një tjetër person i shpallur në kërkim Aktualitet

OPERACIONI PËR NDËRTIME PA LEJE NË SARANDË/ Vetëdorëzohet në polici një tjetër person i shpallur në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT