• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRJETIMI I HUMBJES SË DJALIT/ Flutura Açka: Prej 5 vitesh jam qenie robotike!
Home
Sociale

PËRJETIMI I HUMBJES SË DJALIT/ Flutura Açka: Prej 5 vitesh jam qenie robotike!

29 March, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

5 vite më parë, Flutura Açka humbi djalin e saj të vetëm në moshën 18-vjeçare. Në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ajo thotë se humbja e fëmijës të bën të humbësh një dimension që nuk arrin ta shpjegosh. Shkrimtarja shprehet se nuk e di nëse procesi i sëmundjes dhe parapërgatitja në një farë mënyre ishte për më mirë, por tani ndien se është vetëm një qenie robotike që kryen të gjitha funksionet, por nuk ka shqisa.

Flutura Açka:Ne kemi humbur dimensionin e mesëm, ne kemi humbur dimensionin e të ardhmes, të paktën unë kështu e kam konceptuar. Jam një qenie robotike, më shumë në kufijtë e biologjikes, kam vetëm një koshiencë minimale si artiste që duhet të bëj atë, e them kështu në thonjëza, fëmijën e dytë që të paktën mund ta zotëroj, që është letërsia dhe e kam kuptuar në gjithë këtë kohë, në këto 5 vite që asgjë më nuk më bën të shkundur, asgjë nuk më bën më të ndiej, asgjë…

Kam humbur senset, një njeri i ndjeshëm, duhet të jesh shkrimtare, duhet të jesh artiste të kuptosh, po flasim për një tjetër lloj ndjeshmërie që ta jep pikërisht kjo lloj zeje dhe e kam humbur, por e kuptoj që i vetmi moment kur mund të ketë ndonjë dromcë lumturi, nëse mund të quhet lumturi, është kur shkruaj. Po ruaj këtë dimensionin minimal të jetës time, të tjerat pastaj… me keqardhje takoj njerëz çdo ditë, flasin, sigurisht edhe nga pikëpamja mentale, jam e detyruar ta kem këtë aftësi të komunikimit, e kam të paktën këtë derë komunikative, por nuk u them dot njerëzve që janë përballë që nuk ndiej asgjë, edhe sikur të më thonë që ndoshta mund të kenë humbur fëmijën e tyre, unë nuk e ndiej dot më. Kam keqardhje të madhe për ta, nuk e kam më atë ndjeshmëri.

Katerina Trungu: Je e ftohtë emocionalisht ndaj gjithçkaje?

Flutura Açka:Jo, jam shndërruar tërësisht, jam një qenie pa ndjesira, edhe sikur të më qukësh lëkurën nuk e ndiej më, kështu është.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM/ Arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari, i mori 9 mijë euro një personi nëpërmjet mashtrimit
Previous article "O KIAR HAJDE MI..."/ Luizi i bën live kërkesën moderatores nga shtëpia e BBV

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT