• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU I KOKAINËS/ Ku i fshehin paratë? Raporti i SPAK zbulon ‘tregun’ e grupeve shqiptare
Home
Breaking News

TRAFIKU I KOKAINËS/ Ku i fshehin paratë? Raporti i SPAK zbulon ‘tregun’ e grupeve shqiptare

28 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grupet e strukturuara kriminale të drejtuar nga shtetasit shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligj-zbatuese kombëtare si grupe kriminale me ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës.

Për më tepër, vihet re një rritje e sofistikimit të krimit, e komunikimi mes anëtarëve të grupit, e lidhjes me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe e mënyrave të pastrimit të parave.

Konstatimi bëhet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në raportin vjetor të vitit 2022, një kopje e të cilit është siguruara nga A2.

Sipas raportit, grupet kriminale me prijës shqiptarë, janë përfshirë kryesish në trafikimin e kanabisit dhe të kokainës. Referuar të dhënave të SPAK, këto grupe janë aktive jo vetëm në rajon, por edhe në disa vende të Bashkimit Evropian, në Britaninë e Madhe, në Turqi, por edhe në SHBA.

Veçanti e grupimeve të strukturuara të drejtuar nga shqiptarët shihet krijimi i një qasjeje të drejtpërdrejtë në vendet e origjinës të prodhimit të kokainës, duke krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Amerikën Latine.

Raporti zbulon edhe ndryshimin e mënyrave të lëvizjes së parave të fituara nga trafiku i drogës, duke rritur vështirësinë e gjurmimit të tyre nga organet ligj-zbatuese.

Kështu, sipas SPAK, vërehet një tendencë për t’i përcjellë paratë jashtë juridiksionit shqiptar, në kompanitë offshore, apo në parajsa fiskale.

Prokuroria e Posaçme konstaton se grupimet kriminale shqiptare po përdorin sistem informale të transfertave të parave si “havala”, “hundi” apo “fei chen”.

Përmes këtyre sistemeve, që operojnë jashtë sistemeve bankare, grupimet dërgojnë paratë në parajsa fiskale në vende si Qipro, San Marino apo dhe Dubai.

Problematike nga SPAK konsiderohet edhe faktin se në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa sigurimi “arrest në burg” për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar, për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, raporton A2.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROJA I TCH U VRA GJATË SULMIT/ Luizi shpërthen në lot: E njihja, nëse fitoj një pjesë të parave do…
Previous article PËR JU GOCA/ Me këto detaje, të gjithë do t’ju komplimentojnë veshjet këtë pranverë

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT