• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIHAPJA E BASTEVE ONLINE/ Rama: Të ardhurat do të shkojnë për sportin, kulturën dhe teknologjinë
Home
Politikë

RIHAPJA E BASTEVE ONLINE/ Rama: Të ardhurat do të shkojnë për sportin, kulturën dhe teknologjinë

28 March, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në ceremoninë e nderimit të shtatë sportistëve shqiptarë, të cilët kanë përfaqësuar vendin me dinjitet në disa disiplina të ndryshme duke u shpallur kampionë bote dhe Evrope. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë përmendi edhe rihapjen e basteve online. Ai tha se të ardhurat nga ky aktivitet do të shkojnë për sportin, kulturën dhe teknologjinë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Kemi parë bashkë me kryetarin e komitetit olimpik, që sot ne kemi në aspektin e vlerësimeve për sportistët një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e parë evropian sa i përket mbështetjes financiare. Padiskutim jemi të parët në rajon, në raport me shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina dhe duam ta bëjmë këtë duke shtuar edhe një mbështetje për periudhën stërvitore speciale sepse aty ka akoma një boshllëk. Do të japim mundësinë për stërvitjen në ato parametra siç është rasti i Luizës që kishte nevojë për stërvitje. Tjetra është që së shpejti do të kalojmë më në fund për miratim pasi të hyjë në këto ditë në procesin e konsultimit publik, ligjin për aktivitetet e basteve online.

Do të jetë një hap i rëndësishëm për të formalizuar një aspekt të këtij aktiviteti bastesh që siç ka treguar eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim por asnjë vend, përfshirë ato me kontroll të madh autoritarist. Në vend që të mbetet një aktivitet jo formal, të kthehet i formalizuar ku të kenë akses kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët për të gjitha aspektet dhe ku sipas ligjit të gjitha të ardhurat do t’i shkojnë sportit, kulturës dhe teknologjisë. Ndryshe nga më parë, e kemi përcaktuar në ligj nuk mund të merren për të mbuluar nevoja të tjera të qeverisë por do të jenë të fokusuara vetëm këtu. Do të kemi një strukturë të re që do të bëjë mbikëqyrjen e kësaj industrie dhe do të kemi një bord kombëtar ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga qeveria dhe federata dhe për të përcaktuar ndarjen e fondeve në mënyrë periodike sipas projekteve dhe nevojave të federatave sportive, të sektorit të kulturës, të grupeve të ndryshme që janë të interesuar për projekte kulturore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 26 VITE NGA TRAGJEDIA E OTRANTOS/ 81 shqiptarë humbën jetën, shumica gra e fëmijë
Previous article PAMJET/ Ky është ‘Range Rover’ që u përdor për sulmin ndaj Top Channel, reagon pronari

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT