• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IZRAELI PREJ MUAJSH NË PROTESTA/ Kërkojnë ndalimin e reformës që kufizon kompetencat e Gjyqësorit
Home
Nderkombetare

IZRAELI PREJ MUAJSH NË PROTESTA/ Kërkojnë ndalimin e reformës që kufizon kompetencat e Gjyqësorit

26 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Përderisa izraelitët janë duke vazhduar për të dymbëdhjetën javë me radhë me protesta masive për kundërshtimin e reformës ligjore të kërkuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, edhe ministri i Mbrojtes së vendit ka kërkuar ndalimin e saj.

Yoav Gallant i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të ndalojë planet e diskutueshme për një rishikim të sistemit të drejtësisë, duke thënë se kriza po shkakton trazira sociale dhe mund të dëmtojë sigurinë e Izraelit.

Megjithatë, deri më tani, Netanyahu ka kundërshtuar thirrjet për të hequr dorë nga reforma.

Kujtojmë se ligji është pjesë e një plani të diskutueshëm të qeverisë së djathtë për të kufizuar kompetencat e gjyqësorit, plan që ka çuar në protesta masive prej disa muajsh.

Sipas reformës ligjore të kërkuar nga Netanyahu, parlamentit i ofrohet mundësia e anulimit të vendimeve të marra nga Gjykata e Lartë – një lëvizje që kritikët thonë se do të minojë pavarësinë e gjyqësorit dhe mund të përdoret për qëllime politike.

Megjithatë, Netanyahu thotë se reforma është krijuar për të ndaluar gjykatat të tejkalojnë kompetencat e tyre dhe se është votuar nga publiku në zgjedhjet e fundit.

BBC raporton se kundërshtim ndaj reformës ligjore ka pasur edhe lideri i opozitës Yair Lapid, i cili e ka vlerësuar “hapin e guximshëm” të ministrit të Mbrojtjes për kërkimin e ndalimit të saj.

Në anën tjetër vendi ka votuar një ligj që parandalon Prokurorin e Përgjithshëm që të shkarkojë një kryeministër, duke e bërë të mundur që vetëm vetë kryeministri ose tre të katërtat e kabinetit të mund të vendosin për largimin e kryeministrit nga posti për arsye fizike ose psikologjike.

Kujtojmë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është duke u gjykuar me akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në tre raste. Megjithatë, ai ka mohuar çdo keqbërje duke thënë se është vetëm një “viktimë e një gjuetie shtrigash”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I AUSTRISË NESËR VIZITË ZYRTARE NË SHQIPËRI/ Zbardhet axhenda
Previous article ALPINISTËT SERBË U BLLOKUAN NË THETH/ FA dhe dy helikopterë u vijnë në ndihmë. Njeri prej tyre transportohet..

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT