• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ARTI NË SHËRBIM TË VLLAZËRIMIT”/ Media franceze reportazh për ekspozitën e Ramës në Athinë
Home
Politikë

“ARTI NË SHËRBIM TË VLLAZËRIMIT”/ Media franceze reportazh për ekspozitën e Ramës në Athinë

24 March, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama çeli disa ditë më parë në Athinë ekspozitën me krijimet e tij artistike. Punimet e kryeministrit u ekspozuan në Zapion Megaron të Greqisë. Të pranishëm në event ishin personalitete të shquara të politikës greke si Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias etj.

Një reportazh për ekspozitën e kryeministrit, të sapo çelur në Athinë ia ka kushtuar edhe media franceze TV5 Monde.

Reportazhi i plotë:

-Arti në shërbim të vëllazërimit.
Larg nga grindjet, me një ekspozitë simbolike dhe të pazakontë, Kryeministri shqiptar Edi Rama ekspozon veprat e tij në Athinë, në krah të Shefit të Diplomacisë greke, Nikos Dendias, nën kujdesin e veçantë të të cilit organizohet ky event.
Spikeri i lajmeve-Tani do të flasim për dy vende fqinje, Greqia dhe Shqipëria. Duhet të kthehemi në fund të Luftës së Dytë Botërore për të gjetur gjurmët e konfliktit të fundit të armatosur në kufirin e tyre, por zyrtarisht parlamenti i Athinës nuk e ka shfuqizuar Ligjin e luftës të vendosur në vitin 1940. Pavarësisht kësaj, dy vendet shpalosin sot miqësinë e tyre në këtë event jo të zakontë. Reportazh i korrespondentes sonë në Athinë Angjili Kurni.
Reportazhi:
-Zapioni, një monument historik i mbrojtur, në qendër të Athinës, një vend presigjioz i kthyer në shëtitoren e preferuar të athinasve, të vegjël e të mëdhenj. Por sot Zapioni mirëpret një ekspozitë arti, simbolika politike e së cilës është e veçantë, sepse artisti është vetë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. I vëmendshëm për detajet, ai merret vetë me vendosjen e veprave me aq shumë ngjyra.
Kryeministri Edi Rama- I kam përdorur ngjyrat sikurse përdoren fjalët, për të shprehur një politikë të caktuar. Në fillim ishte akt politik, nuk ishte akt estetik.
-Boceta, skica, vizatime, Edi Rama pikturon ashtu si të tjerë bëjnë politikë, por për Kryeministrin socialist të dyja janë të lidhura. Ai pikturon mbi raportet e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, letra, projekt ligje.
Kryeministri Edi Rama- Është një ushtrim që më ndihmon, në një mënyrë ndryshe, të vendos raportin tim me të tjerët ndërsa thuhen gjëra dhe merren vendime të rëndësishme.
-Ditën e caktuar gjithçka është gati, diplomatë dhe ministra turren. Shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, nën kujdesin e të cilit organizohet kjo ekspozitë, mbërrin i pari, për të pritur Edi Ramën. Greqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira, por edhe mosmarrëveshje të rëndësishme veçanërisht për sa i përket vijës kufitare në detin Jon. A mund të shërbejë arti si terren i rrugëzgjidhjes? Kjo është sfida e kësaj ekspozite të mbështetur nga Kryeministri Grek, konservatori Kiriakos Mitsotaqis.
Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis- Është kënaqësi e madhe që e kemi Edin në Athinë, sot këtu ka ardhur si artist, jo si Kryeministër.
Kryeministri Edi Rama- Është vërtet kënaqësi e madhe, është diçka prekëse, sepse sikurse ua thashë, kur kam ardhur këtu në Greqi në vitin 1991, nuk e imagjinoja kurrë se do të shihja gjithë këtë.
-Ekspozita që do të qëndrojë hapur deri në fund të marsit, është një sukses, nga shumë aspekte.
Vizitor- Ky është rasti për të sjellë brezin tim, që ka jetuar në gjendje lufte me Shqipërinë, në një periudhe paqeje dhe shkëmbimi kulturor.
-Ligji i luftës është ende në fuqi për grekët, një anakronizëm historik që duhet të zhduket.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIQËSIA KINË-RUSI KA KUFIJ"/ Borrell: Pekini nuk i ka kaluar vijat e kuqe. Dëshirojnë të luajnë rolin e…
Previous article PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME/ Ja çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse pini lëng karrote çdo ditë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT