• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MISTERI I ZHDUKJES SË VIS MARTINAJT/ Rrëfehet ISH e dashura: Ja kur i dhashë fund lidhjes. Unë…
Home
Breaking News

MISTERI I ZHDUKJES SË VIS MARTINAJT/ Rrëfehet ISH e dashura: Ja kur i dhashë fund lidhjes. Unë…

23 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish e dashura e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Deta Kokomani mohon lidhjen me zhdukjen e tij. Në një komunikim ekskluziv për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv  tha se ka muaj që i ka dhënë fund historisë me të dhe e ka harruar, ndaj shprehet se fjalët e saj janë përdorur nga persona të tjerë.

Sipas Deta Kokomanit, jeta e saj vazhdon ndërsa shton se nuk ka aspak interes lidhur me fatin e Ervis Martinajt, ish bosi i lojërave të fatit që dyshohet se u pa para se të zhdukej në ambientet e një hoteli me ish-Misin.

Referuar fjalëve që kanë qarkulluar në media se Ervis Martinaj shoqërohej me një vajzë tjetër dhe jo me të kur u zhduk, Deta Kokomani thotë se fjalët i janë përdorur.

“Kanë dalë online, unë s’kam dhënë intervistë, thjesht janë përdorur fjalët e mia nëpërmjet personave të tjerë. S’i kam thënë unë ato fjalë drejtpërdrejt, kupton?! Ky muhabet ka marrë përmasa shumë të mëdha kështu që nuk dua ta zgjas.

Unë s’kam lidhje me zhdukjen e personit, fare. Unë i kam dhënë fund asaj historie dhe kaq. Kam jetën time. Është temë që unë e kam harruar, ka me muaj dhe thjesht mediat po e shfrytëzojnë tani për përfitimet e veta dhe unë s’dua fare”, tha Deta Kokomani në emisionin ‘Pa Gjurmë’.

Kujtojmë se 22 vjeçarja, Sadete Kokomani, ish-miss Shqipëria, në datën 5 gusht rreth orës 17:00 është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervis Martinajn nëpërmjet aplikacionit ‘Telegram’ për të parë një shtëpi që do e merrte me qira. Pasi ka parë shtëpinë 22 vjeçarja ka shkuar me taksi tek ‘Hygeia’ në Tiranë ku ka hipur tek një audi me targa të huaja.

Në automjet, Ervis Martinaj ishte i ulur në vendin e parë të pasagjerit ndërsa Jeton Lami ishte në vendin e shoferit. Mësohet se në dëshminë e dhënë, përshkrimet që e reja dha mbi personin që shoqëronte Martinajn, i përshtaten Jeton Lamit.

22 vjeçarja është ulur në sedijen e pasme dhe më pas janë nisur nga Tirana drejt një hoteli në Durrës ku më pas Jeton Lami ka bërë rezervimin për Martinajn dhe të renë dhe më pas është larguar.

Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAJTOHEN TUNA DHE COZMAN/ 7 vite pas ndarjes së bujshme
Previous article "PRANOJE QË KE OPERACIONE"/ Bora sqaron të vërtetën: Ka ndikuar pesha, ngjyrat e flokëve, grimi

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve Aktualitet

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime Aktualitet

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit Aktualitet

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT