• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË LONDËR/ Edi Rama intervistë për BBC Radio: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme
Home
Politikë

VIZITA NË LONDËR/ Edi Rama intervistë për BBC Radio: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme

23 March, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Londër një vizitë me ftesë të kryeministrit anglez Rishi Sunak.

I dërguari i Top Channel në Londër, gazetari Muhamed Veliu thotë se kjo është vizita e parë zyrtare në 10 Downing Street e një kryeministri shqiptar në këto 30 vite.

Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të orës 12:00, gazetari Muhamed Veliu raportoi se gjatë vizitës në parlament kryeministri Edi Rama do të ngrejë shqetësimin për retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve nga politikanët anglez nga salla e parlamentit.

Pak përpara mbërritjes në parlament kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin Today në BBC Radio 4 ku tha se: “Ardhja e njerëzve me gomone në Angli është një çështje komplekse. Jam këtu për ta thënë me zë të lartë se shqiptarët janë një momunitet i rëndësishëm që jep kontribut në sektorë si ndërtimi shërbime madje këndojnë për ju“.

“Nuk është thjesht çështja të mbërriturëve me gomone. Është një çështje komplekse e cila lidhet me aspiratat e tyre për një jetë të sigurt në këtë pjesë të botës.”

“Nuk jam këtu të komentoj për një ligj si ai i emigracionit që ka krijuar shumë debate tek ju. Jam këtu për të tentuar e dhënë mesazhin se Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur ku ne kemi një rritje të turizmit nga ku shohim shumë e e shumë britanikë që vinë si vizitorë.”

“Fatkeqësisht kemi parë se shqiptarë dhe komuniteti shqiptarë këtu po veçohet po merret si shembull për qëllime politike.”

“Marrëdhëniet Shqipëri-Angli kanë mbërritur në një pikë të ulët dhe shpresojmë të përmirësohen. Ne refuzojmë miksimin e një pakike kriminelësh dhe komunitetit shqiptarë në tërësi. Të mëshuarit fort tek etniciteti krimit është krim në vetvete“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ULU ATY SE NA SHURDHOVE"/ Luizi debaton me Kristin: Mos bëj çfarë bëj unë, bëj çfarë them unë
Previous article MARRËVESHJA ME SERBINË/ Opozita kritika Kurtit: E pamjaftueshme për Kosovën, nenet thjesht lehtësojnë kryeministrin të japë...

s.autor

Postime të ngjashme

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama Politikë

“MARRE”/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg, reagon kryeministri Rama

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në Politikë

DËNIMI I KOMANDANTËVE/ Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX Aktualitet

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT