• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME SHPEJTËSI “SKËTERRË”/ Policia rrugore pezullon 267 leje drejtimi, arrestohen 21 drejtues mjetesh
Home
Aktualitet
Kronikë

ME SHPEJTËSI “SKËTERRË”/ Policia rrugore pezullon 267 leje drejtimi, arrestohen 21 drejtues mjetesh

22 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia rrugore bën me dije se janë pezulluar 267 leje drejtimi nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 34 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt. Po ashtu policia ka arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

‘Makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformuara, 24/7 në të gjitha akset rrugore. Si rezultat i monitorimit intensiv gjatë 72 orëve të fundit, janë pezulluar 267 leje drejtimi, nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 34 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 12 për qarkullim në sens të kundërt. Janë arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative, pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 2264 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi në qendrat e banuara, 489 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 1110 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 711 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 167 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizuese gjatë natës. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos qarkullojnë në sens të kundërt, t’iu japin përparësi këmbësorëve dhe biçiklistëve, si dhe për drejtuesit e motomjeteve, të vendosin kaskën mbrojtëse dhe shenjat dalluese kur qarkullojnë në kushtet e errësirës.’- njofton policia rrugore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI NË OHËR/ Osmani: Serbia të penalizohet për shkeljen e Marrëveshjes
Previous article "GERTIN DO E MASAKROJ"/ Oltës nuk i del inati me banorët që e donin jashtë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË SELENICË/ Makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi! Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË SELENICË/ Makina del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi!

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat Aktualitet

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT